Policia e burgut të Idrizovës ka ndihmuar në arratisjen e të burgosurit tetovar Bekim Memetit, i cili dje arriti të arratiset gjatë transportimit të tij në klinikën e Shkupit.
Për implikimin e policëve ka dyshime dhe të dhëna nga hetimi i Prokurorisë.
Prej mëngjesit të sotëm komandanti dhe dy efektivë të policisë së burgjeve ndodhen në paraburgim 8-ditor, njërit prej të cilëve iu sekuestrua pasaporta.
“Edhe pse procedurat kërkojnë që nëse i dënuari duhet të trajtohet në një institucion shëndetësor, shërbimi i burgut duhet të kërkojë ndihmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe që automjeti i shoqërimit të të dënuarit të shoqërohet me patrullë policie, ata nuk e kanë bërë këtë gjë”, thekson Prokuroria.(INA)