Përfundon takimi i liderëve, nuk ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

INA
INA

7 Qershor, 2023

VMRO-DPMNE-ja hedh poshtë propozimet e LSDM-së për ndryshimet kushtetuese, kështu që takimi i sotëm i liderëve përfundon pa ndonjë marrëveshje konkrete mes Kovaçevskit dhe Mickoskit.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së është i njëjtë dhe nuk ndryshon nga ai i para një viti. 44 deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit qëndrojnë në qëndrimin se këto ndryshime kushtetuese nën diktat nuk do t’i pranojmë. Biseduam për propozimet që i dha Kovaçevski, do të veçoja njërin: Ai propozoi që në kuadër të Kuvendit të filloj diskutimi dhe të votohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, e më pas të formohet qeveria me atë që nga 10 resorët që i udhëheq LSDM-ja, 5 t’i jepen VMRO-DPMNE-së. Të filloj procesi i negociatave, dhe më pas të përmbyllen 2,3 apo katër kapituj dhe ajo qeveri t’i përgatis zgjedhjet parlamentare. Unë i dhashë këtë përgjigje. Në rregull e kuptoj ofertën dhe kam këtë qëndrim: VMRO-ja është e përgatitur të hyj në qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike por pa pjesëmarrjen në të njëjtën qeveri të BDI-së”, tha Mickoski.

Mickoski edhe njëherë ritheksoi se nuk ka shumicë parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

“Vlerësoj se takimi i liderëve i tregon qartë pozicionet se në këtë moment nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese dhe duhet që sa më shpejtë të jetë e mundur të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, që qytetarët të fitojnë një qeveri ashtu siç e meritojnë dhe jo qeveri e cila nuk i përfaqëson interesat e tyre”, tha Mickoski.\Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

INFO

NA NDIQ