Ka përfunduar takimi në Ambasadën Amerikane ku ishin të ftuar institucionet, partitë politike dhe akterë nga shoqëria civile për të diskutuar rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Pas takimit me një shkrim të shkurtër në Twitter ka dalur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
“Sot kemi mbajtur një sesion dëgjimor në Ambasadë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Falënderim për aktorë të ndryshëm që ishin prezent dhe ndan pikëpamjet e tyre dhe ekspertizën. Ne vazhdojmë të avokojmë për implementimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Dialogu”, ka shkruar Hovenier në Twitter.