Përfundon viti shkollor – gabimet e teksteve shkollore mbetën të njejta!

INA
INA

08/06/2023

Nesër përfundon viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme, kurse për filloristët mësimi do të vijojë deri më 14 Qershor, njofton KlanM.

Prolongimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është bërë për shkak të pushimit të vazhduar dimëror me qëllim të kursimit të energjisë elektrike.

Por, ashtu sikurse nisi, viti shkollor përfundon me problemet e njëjta.

Për gabimet në tekstet shkollore, Ministri i Arsimit, paralajmëroi zgjidhje ligjore për vendosjen e sanksioneve.

“Sa i përket teksteve shkollore me gabime ju e dini që kemi vepruar menjëherë në një periudhë që duhet të realizohej për tekstin e historisë dhe shoqërisë ku të gjitha shkollat morën udhëzime për problemet që u paraqiten në librat e caktuar, dhe pas kësaj komisioni me shtatë anëtarë vendosi që libri i njëjtë të tërhiqet dhe u bë thirrje për një grupe autoresh për librin e njëjtë” – tha Jeton Shaqiri.

Në vigjilje të përfundimit të vitit shkollor që ishte shoqëruar me shumë probleme, vecanërisht në pjesën e librave shkollor, sic njofton KlanM, Ministri Shaqiri pret që Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera kompetente vitin e ri shkollor ta presin më të përgatitur.

Nga Qeveria kanë siguruar se në buxhetin për vitin e ardhshëm do të sigurohen librat shkollor pa pagesë për nxënësit. Vitin e kaluar me tender prej 5 milion euro u siguruan vetëm librat për arsimin fillor. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

siljanovska davkova pendarovski stevo

Davkova dhe Pendarovski përballen në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm

automjete arm

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

Spartak Ngjela

Paralajmërohet fundi i Vuçiqit/ Avokati shqiptar zbulon një detaj në përballje me presidenten Osmani!

Arber ademi shtabi fronti evropian

Arbër Ademi: BDI fitoi me një dallim të thellë dhe historik (VIDEO)

Azir Aliu

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas, do ta përmirësojmë në periudhën e ardhshme

siljanovska davkova pendarovski stevo

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

bujar osmani arben taravari

Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

INFO

NA NDIQ