Përgatituni për meçin e madh: Wilder pranon të boksojë kundër Joshuas

0

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Deontay Wilder, ka pohuar se ka pranuar të bokosojë kundër britanikut, Anthony Joshua, në Britani të Madhe.
Amerikani, 32-vjeçar, i mban titullin WBC dhe dëshiron të bëhet kampion i pakontestuar i botës, me Joshuan që i mban titujt WBA, IBF dhe WBO, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.

“Oferta prej 50 milionë dollarë për të të ndeshet kundër meje në SHBA është ende në tavolinë. Sot, madje e kam pranuar ofertën e tyre për të bokësuar kundër Joshuas muajin e ardhshëm në Britani të Madhe”, ka shkruar Wilder në Twitter.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn ka thënë për Sky Sports se do t’ia dërgojë kontratën Wilderit por e vret mendjen nëse ky i fundit po thotë fjalë të kota.

“Është paksa tronditëse se Deontay ka pranuar më në fund të na paraqitet me ofertë dhe duket se është pajtuar me kushtet”, ka thënë Hearn.

“Një gjë mund t’jua them, kah fundi i kësaj jave Deontay Wilder do ta ketë kontratën para vetes dhe do ta shohim se a e ka seriozisht”, shtoi ai.

Meçi mund të zhvillohet në vjeshtë.

Nëse Joshua, 28-vjeçar, lufton kundër amerikanit në meçin e tij të radhës, atëherë fituesi do të bëhet kampioni i parë në kategorinë e rëndë që i mban të gjithë katër titujt e njohur në të njëjtën kohë. /Gazeta Express/

Komentet

komentet