Përgjegjësia penale-juridike në RMV si indikator imanent për një shtet të besueshëm ligjor

Picture of INA
INA

11/11/2024

Shkruan: Doc.Dr.Armend Asllani (ekspert i çështjeve penalo-juridike)

Në një shtet ku si regjim politik kemi ‘’demokracinë’’ është më se e nevojshme të kemi sundim të mirëfilltë të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Republika e Maqedonisë së Veriut si vend me demokraci parlamentare në të kaluarën, por edhe në vazhdimësi nuk praktikon sundim transparent të ligjit.

Këtë e kanë dëshmuar edhe shumë skandale gjyqësore në skenën politike ku nuk ka pasur gjykime të drejta konform ligjeve pozitive ose aspak nuk ka pasur aktgjykime.

Duke u nisur nga këto fakte numri i errët i kriminalitetit shënon dukshëm rritje dhe normalisht se indeksi i perceptimit të (mos)besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve kompetente për luftë ndaj kriminalitetit është jashtzakonisht i ulët.
Sipas të dhënave statistikore-shkencore në vendin tonë në dekadën e fundit numri i denoncimeve për korrupsion (keqpërdorime) të pozitave nga funksionerët është shumë i lartë, ndërsa numri i gjykimeve ekstremisht i ulët.

Kjo diskrepancë faktike statistikore lenë hapësirë për një skepticizëm ndaj profesionalizmit, anueshmërisë dhe ndikimeve politike të gjyqësorit kundrejt personave që dyshohen për vepra korruptive penale.
Pse janë imanente dhe produktive për vendin zbatimi real në praktikë i përgjegësive penale-juridike?

Politika kriminale efikase, transparente dhe jo selektive prodhon sistem stabil juridik në vend. Në këtë mënyrë askush s’mund të jetë mbi ligjin dhe besueshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve rritet dhe me të edhe vetëdija individuale dhe kolektive. Përpos realizimeve relative të qëllimeve sanksionuese e që janë prevencioni special dhe ai general, politika efikase kriminale në vend sjell refleksione pozitive deri te institucionet europiane në funksion të marrjes së vlerësimeve të mira për shtetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndryshimet e Kodit penal?

Sa i përket legjislacionit pozitiv në vend, Kodi penal ka pasuar ndryshime të shumta në të kaluarën dhe prap vazhdon të ketë ndryshime dhe plotësime inkriminuese. Parashtrohet pyetja se sa janë efikase dhe implementuese në praktikë këto ndryshime? Është fakt notor se KP është relativisht mirë i strukturuar me veprat penale dhe sanksionimet, por politika kriminale insitucionale është mjaft e zbehtë dhe jo në mënyrë efikase e zbatueshme. Për këtë anomali fajtorë kryesor janë pushteti gjyqësor dhe ai ekzekutiv, ku me kuadrot jo adekuat profesional dhe me personalitete të dyshimta etike-korruptive udhëheqin dhe realizojnë çështje profesionale institucionale.

Nga të gjitha këto fakte dhe argumente të theksuara është e kohës dhe e domosdoshmërisë së lartë që më në fund të kemi ose më mirë shprehimisht t’i ndiejmë rezultatet e luftës reale ndaj korrupsionit politik me të vetmën arsye se jemi lodhur nga shumë ‘’pushtetarë’’ duke ndëgjuar floskula mediatike se do të zotohen fuqimisht në luftimin e dukurive kriminogjene, por është fakt apodiktik se këto retorika ditore ishin vetëm për përfitime politike.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË