Përgjegjësit e turizmit zviceran kërkojnë shkurtimin e karantinës

0

Thirrjeve për shkurtimin e karantinës së koronavirusit, që janë shtuar kohëve të fundit, i janë bashkuar edhe zyrtarët e degës së së turizmit. Sigurisht, ata kërkojnë që kjo të bëhet duke u mbështetur nga një regjim i zgjeruar i testimeve, ka shkruar thelocal.ch.

Ndërkaq, duke folur për gazetën zvicerane “NZZ am Sonntag”, Martin Nydegger, drejtor i Turizmit në Zvicër, ka thënë se duheshin bërë ndryshime në rregullimin aktual, transmeton albinfo.ch.

“Nëse turistët francezë mungojnë në sezonet e ardhshme të vjeshtës dhe dimrit, ne do të goditemi rëndë” citohet Nydegger nga NZZ am Sonntag.

“Periudha e karantinës duhet të zvogëlohet kudo që është e mundur,” ka thënë Nydegger.

“Ne kërkojmë që turistët e biznesit dhe ata të kohës së lirë nga zonat me rrezik, nëse kanë një test negativ të koronës që nuk është më i vjetër se 48 orë, të lejohen të hyjnë në Zvicër”, përecjell albinfo.ch

Sipas rregullores aktuale, të gjithë personat që vijnë në Zvicër nga vendet në listën e rrezikut të lartë, duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë./Albinfo.ch