Përgjigje Mickoskit nga burime diplomatike europerëndimore: NATO dhe BE ka kritere dhe parime të qarta, të respektohen rekomandimet

Picture of ina-online
ina-online

04/07/2024

Kryeministri Hristijan Mickoski sot përmes një deklarate ka thumbuar ambasadorët europerëndimor lidhur me sugjerimet e tyre për kujdes ndaj veprimeve dhe ndërhyrjeve në gjyqësor, sidomos me propozimin për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.

Mickoski tha sot se është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit, ndërkaq kërkon që të njëjtit të ofrojnë zgjidhje për çështjen e rritjes së besueshmërisë në gjyqësor.

Një burim diplomatik përmes një prononcimi jozyrtar për INA theksoi se nuk kanë çka të komentojnë deklarata të zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut, por ky vend si anëtar i NATO dhe kandidat për në BE, duhet të respektoj kriteret dhe parimet e kësaj familje të përbashkët.

“Maqedonia e Veriut si vend aleat ka detyra dhe përcaktime që duhet respektuar dhe plotësuar. Drejtësia është një fushë e ndjeshme që ka nevojë emergjente për reforma duke respektuar kriteret dhe përcaktimet e qarta si vend aspirant në BE. Nuk duhet të ketë ndërhyrje dhe praktika të deritanishme që nuk kanë rezultuar me sukses”, tha për INA një burim diplomatik.

Ambasadori evropian David Geer, në konferencën e djeshme për progresin në zbatimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së nga ana e Këshillit Gjyqësor, tha se shpërbërja e paralajmëruar e Këshillit Gjyqësor dhe e Këshillit të Prokurorëve Publikë është një ndërhyrje e qëllimshme në pavarësinë e autoritetit gjyqësor.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler mendon se Këshilli Gjyqësor duhet të dënojë ata që konsiderohen mbi ligjin, por edhe të respektohen rekomandimet e misionit vlerësues evropian , ndërsa ambasadori holandez Dirk Jan Kop përsëriti se besimi i qytetarëve të RMV-së në gjyqësor është alarmant.

Por, Mickoski në mënyrën e tij i’u përgjigj porosive të ambasadorëve.

“Shikoni, e kam dëgjuar atë deklaratë. Disi është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Por në rregull, edhe nëse është kështu. 600.000 qytetarë kanë votuar për këtë koalicion, shihet që kjo për ata nuk do të thotë asgjë. Për politikat dhe programin e kësaj qeverie. Të njëjtit thonë se është katastrofale gjendja me sundimin e së drejtës. Të njëjtit në raportet e tyre thonë se lulëzon krimi dhe korrupsioni. Besimi në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve është në 2-3%, shihet se punët nuk funksionojnë. Logjike është që njeriu racional dhe konstruktiv kur të shihni problem, të kërkoni zgjidhje. Ja ne ofruam zgjidhje, në rregull, nuk janë me rëndësi 600.000 vota për ambasadorët, nuk është me rëndësi programi i qeverisë, ja nëse ata dinë zgjidhje më të mirë, le të vijnë le të tregojnë , jam i gatshëm që të flasim”, theksoi Mickoski.(INA)

TË FUNDIT
6 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
10 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
11 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
16 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

ME TE LEXUARA

20 orë
Moti edhe sot me temperatura deri 40 gradë
17 orë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
20 orë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
16 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët
20 orë
VLEN: BDI dhe satelitët e saj vazhdojnë të shpifin
16 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

LEXO MË SHUMË

Biden

CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

FB_IMG_1721587620945

Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut

Biden

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

INFO

NA NDIQ