Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi i është përgjigjur kushteve të VMRO-DPMNE për modelin kroat për preambulën, lidhur me ndryshimet kushtetuese.
“Që të aplikohet modeli i Kroacisë, Maqedonia e Veriut duhet të jetë shtet me shumicë maqedonase prej 90% (Kroacia ka 90.4% kroatë).
Me 54% maqedonas dhe me 30% shqiptarë, më e shumta që mund të bëjë Maqedonia e Veriut është ta aplikojë modelin e Belgjikës, ku kemi ngjashmëri demografike. E nëse i duket larg Belgjika, mund ta aplikojë edhe modelin e Kosovës, ku kemi shtet pastër qytetar”, ka nënvizuar Ibrahimi përmes një postimi në rrjetet sociale.(INA)