Perimja që ju ndihmon të humbisni peshë më shpejt

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

Ekzistojnë shumë arsye për të konsumuar më shumë perime me gjethe jeshile.

Të tilla janë faktet se ato mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin dhe mbajnë trurin tuaj të mprehtë.

Në treg ju mund të gjeni perime të ndryshme me gjethe jeshile që mund t’ju ofrojnë një sërë përfitimesh në lidhje me shëndetin.

Por sipas dietologëve, mes llojeve të shumta, vetëm një prej tyre bie më në sy kur vjen puna për të humbur peshë.

Cila perime është më e mira kur bëhet fjalë për të rënë nga pesha?

Spinaqi është pikërisht ai që kryeson listën e perimeve me gjethe jeshile që janë më ta mirat për humbjen e peshës dhe kjo për disa arsye!

Arsyeja kryesore është se përmban shumë pak kalori dhe reduktimi i kalorive është një metodë efikase për të rënë nga pesha.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se gjithashtu përmban shumë pak karbohidrate dhe reduktimi i tyre lidhet gjithashtu me një rënie nga pesha.

Së fundi, ai është i pasur me fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë, duke ju ndihmuar të kontrolloni urinë tuaj.

Nga ana tjetër, duhet të dini se edhe konsumi i tepërt i një lloj ushqimi mund të kthehet në rrezik për shëndetin tuaj, prandaj regjimi juaj duhet të jetë sa më i larmishëm.

Konsumi i sasive të mëdha të spinaqit mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka, veçanërisht nëse jeni të prirur për këtë.

Për të përfituar sa më shumë nga spinaqi nuk është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha.

Një gotë në ditë është e mjaftueshme për të shtuar të gjitha përfitimet ushqyese në regjimin tuaj ushqimor. /AgroWeb/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mostbet Chicken Resmi Sitesi Mostbet Casino 202

Struga-780x439-1

Strugë/ Iu nxorën tre organe – një vezore, mitra dhe një veshkë – Nuk i shihet fundi gjyqit për lehonën Jëlldëz Veaposka

juli egla

Egla shpërthen në lot kur merr një mesazh nga nëna e saj, kjo e fundit ka një këshillë për banoren

jetmiri big brother

Jetmiri pas daljes nga BBV kërcënon produksionin: A di sa lajme do të bëjmë?

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: “Stop” keqpëdorimit të institucioneve

policia serbe vrasje serbi

Serbi/ Bomba 1 ton e NATO-s çaktivizohet në Nish

zgjedhje maqedoni

Interesim i madh për të vëzhguar zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni të Veriut, deri më tani rreth 1000 kërkesa për akredtim në KSHZ

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

INFO

NA NDIQ