Perinski: 63 komuna kanë aplikuar për financimin e projekteve infrastrukturore

Picture of INA
INA

24/04/2025

63 komuna kanë aplikuar në thirrjen e dytë qeveritare për financimin e projekteve infrastrukturore në vlerë të përgjithshme prej 15 miliardë denarësh apo mbi 240 milionë euro. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski deklaroi se afati për aplikime mbaron më 30 prill, ndërsa apeloi që të dorëzojnë projektet e tyre edhe 17 komunat që fare nuk kanë aplikuar.

“Në Arkivin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale janë dorëzuar gjithsej 450 formularë aplikativë nga 63 komuna. Prej tyre, 36 komuna kanë aplikuar me projekte në vlerë maksimale prej mjeteve financiare të cilat u takojnë sipas formulës për kokë banori. 27 komuna kanë mundësi të aplikojnë edhe me projekte tjera deri në shumën maksimale e parashikuar, ndërsa 17 komuna fare nuk kanë dorëzuar formularë aplikues. Komunat që fare nuk kanë aplikuar, deri në datën e djeshme janë 17 në numër dhe më lejoni t’i lexoj. Ato janë Komuna Saraj, Komuna Qendër, Komuna Çair, Komuna Shuto Orizare, Komuna e Likovës, Komuna Probishtip, Komuna Vallandovë, Komuna Rosoman, Komuna Bogvinë, Komuna Vrapçisht, Komuna Mavrovë dhe Rostushë, Komuna Tearcë, Komuna Dibër, Komuna Strugë, Komuna Manastir, Krushevë dhe Dollnen”, deklaroi Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË