Periudha e tranzicionit shqiptar në Maqedoni

INA
INA

8 Korrik, 2023

Shkëlzen Halimi

PESHA E MANIPULIMIT

Periudha e tranzicionit shqiptar (edhe në Maqedoni) do të karakterizohet vetëm me tendencën e ngjitjes dhe mbetjes në pushtet. Do të mungojë debati serioz dhe konstruktiv për politikën, kulturën, historinë, letërsinë, filozofinë, muzikën, religjionin, por edhe për shtylla tjera që plotësojnë mozaikun e identitetit shqiptar. Mbi shumë çështje do të sundojë heshtja dhe do mungojë zëri i duhur.

Mungon edhe analiza, interpretimi real i aktualitetit, i rrethanave, por mungojnë edhe qasjet sociologjike e psikologjike. Tashmë është e qartë se të gjitha shenjat tregojnë se shoqëria shqiptare është shndërruar në shoqëri kontradiktash. Në vorbullat e politikës shqiptare ndjehet vetëm manipulimi.

Mekanizmit mbrojtës i është nënshtruar edhe vetëdija e mbyllur. Ushtruesit e pushtetit, gënjeshtrës i japin atributin e të vërtetës, pavarësisht se opinioni në subkoshiencën e tij (nuk mund të protestojnë ata që i janë shitur pushtetit) e ka të qartë se bëhet fjalë për një mekanizëm të përsosur të grupit që i mban frerët e pushtetit….

Pesha e manipulimit të fabrikuar nga ana e grupit të pushtetshëm, asnjëherë nuk do të ndjehet si barrë që rëndon mbi popullin, madje kjo përmes ndërmarrjeve propaganduese, shumë herë është vlerësuar si angazhim i jashtëzakonshëm i grupit të pushtetshëm, i cili për t’u bindur se kjo vërtet jep rezultate, në vijat e para të frontit do t’i radhisë besnikët e manipuluar të partisë (ndryshe, vështirë është të mbahet në kondicion të përhershëm anëtarësia), të cilët kanë vetëm një detyrë: të premtojnë sa më shumë dhe premtimi i tyre të jetë sa më bindës…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

naser-pajaziti

Tangoja e fshehtë LSDM-VMRO, pazaret për Gruevskin, Mijallkovin dhe pjesën tjetër të bandës!

SHKELZEN HALIMI

Dy lloje të injorantëve

SHKELZEN HALIMI

Kulturë me daullexhinj, zurlaxhinj dhe shakaxhinj

arsim zekolli2

Servilitetin ndaj Grubit e Zeçeviqit, nuk mbulohet me hiper-kombëtarizëm teatral

nexhat

Komuna si qelizë themelore e zhvillimit ekonomik, në indin shtetëror

Refik-HASANI

Reciprociteti,do të duhej të vlen edhe në mes të Kosovës dhe Serbisë

ekrem krasniqi

Edhe Kurti brenda kurthit

azilkerkues-1

Kur qan zemra e mërgimtarit shteret edhe oqeani!

INFO

NA NDIQ