Përjetoni përvojën më të jashtëzakonshme celulare me një nga pajisjet e serisë Galaxy S24

INA
INA

27/02/2024

Gjenerata e re e smartphonëve Galaxy, është padyshim një central energjie që fuqizon të gjithë përdoruesit në jetën e përditshme. Galaxy S24 Ultra, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 janë pajisjet që hapën për herë të parë dyert drejt një përvoje të paprovuar më parë, e gjitha e përmbledhur në një fjalë: Galaxy AI. AI, ndryshe Inteligjenca Artificiale, përforcon pothuajse çdo përvojë në serinë Galaxy S24, nga mundësimi i komunikimit pa pengesa, te rritja në maksimum e lirisë krijuese me ProVisual Engine të Galaxy, te vendosja e një standardi të ri kërkimi që do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit e Galaxy zbulojnë botën përreth tyre. Seria Galaxy S24, është seria pionere që transformon lidhjen tonë me botën dhe frymëzon dekadat e ardhshme të inovacionit celular. Por mënyrën se si, do e shohim më konkretisht më poshtë.

Komunikim i pametë dhe i mbështetur nga AI

Galaxy AI[1] prezanton inteligjencë kuptimplotë që synon të përmirësojë çdo pjesë të jetës, veçanërisht rolin më themelor të telefonit: komunikimin. Për dërgimin e mesazheve, Chat Assist do të gjejë fjalët e duhura për ju, dhe ngjyrimet e duhura të fjalëve, për të stabilizuar tonet e bisedës dhe për të siguruar që komunikimi të tingëllojë ashtu siç ishte synuar: si një mesazh i sjellshëm për një koleg ose një frazë e shkurtër dhe tërheqëse për një titull në rrjetet sociale. Organizimi do të jetë gjithashtu me i lehtë falë Note Assist në Samsung Notes, duke paraqitur përmbledhje të krijuara nga AI, krijimin e modeleve që riorganizojnë shënimet me formate të parapërgatitura dhe krijimin e kopertinës për t’i bërë shënimet lehtësisht të dallueshme me një pamje paraprake të shkurtër. Për regjistrimet zanore, edhe kur ka shumë altoparlantë, Transcript Assist përdor AI dhe teknologjinë teknologjinë Speech-to-Text për të transkriptuar, përmbledhur dhe madje përkthyer regjistrimet.

Kërkimi në motorrët e kërkimit nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lehtë

Komunikimi nuk është mënyra e vetme me të cilën Galaxy S24 i çon në tjetër nivel përfitimet themelore të telefonit në të ardhmen. Kërkimi në internet ka transformuar pothuajse çdo aspekt të jetës. Galaxy S24 shënon një moment historik në historinë e kërkimit, si telefoni i parë që ka debutuar me Circle to Search intuitiv, të drejtuar nga gjeste me Google. Për t’u dhënë përdoruesve të Galaxy një mjet të ri të jashtëzakonshëm, Galaxy iu drejtua udhëheqësit botëror të kërkimit, Google, dhe hapi forma të reja zbulimi me një gjest të thjeshtë. Me një shtypje të gjatë në butonin Home, mund të rrethoni, të theksoni, të vizatoni ose të prekni çdo gjë në ekranin e Galaxy S24 për të parë rezultate kërkimi të dobishme dhe me cilësi të lartë. Nëse shihni një pikë referimi të bukur në sfondin e postimit të mikut tuaj në rrjetet sociale ose një fakt befasues argëtues në YouTube Shorts, mund të mësoni mjaft shpejt më shumë, pa pasur nevojë të largoheni nga aplikacioni ku jeni. Madje në varësi të vendit ku ndodheni, për kërkime të caktuara, do të jeni në gjendje të shihni përmbledhje krijuese të fuqizuara nga AI që ofrojnë informacione dhe kontekst të dobishëm të bashkuar nga i gjithë interneti dhe të bëni pyetje më komplekse dhe me nuanca. Është kaq e lehtë. Dhe kjo është epike.

Nxisni krijimtarinë për të zbuluar botën në mënyra të reja

Teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës, përse kjo seri do të shndërrohet në të preferuarën tuaj. Këtë vit, kryefjala e risisë lidhur me kamerat ishte Inteligjenca Artificiale. Ky është një term gjithëpërfshirës për grupin e ri të veçorive gjeneruese të AI Mobile të Samsung, të përfshira me çdo telefon S24. Dhe po, sigurisht që përfshin dhe kamerën. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Falë Edit Suggestion, Edit Generative apo opsioneve të tjerë të mbështetura nga AI ju do të çoni më tej, pasionin për fotografinë.

Përvoja më inteligjente ndonjëherë e Galaxy, mundësuar nga Performanca Premium

Ndërsa AI bëhet një pjesë më e spikatur e jetës së përditshme, fuqia e rendimentit duhet të shkëlqejë për të përmbushur kërkesat. Lojëra. Regjistrimi dhe montazhi i madh i videove. Kalimi mes pesë aplikacioneve ndërsa planifikoni një udhëtim. Cilado qoftë detyra, Galaxy S24 ofron një përvojë të jashtëzakonshme falë përmirësimeve në çipin e tij, ekranin apo më shumë. Lojërat Galaxy janë gjithashtu më të fuqishme falë përmirësimeve të harduerit dhe softuerit.Pamjet janë më të gjalla dhe magjepsëse se ndonjëherë në ekranin më të ndritshëm Galaxy. Galaxy S24 arrin ndriçimin maksimal prej 2600 nit dhe ofron shikueshmëri të përmirësuar në natyrë me Vision Booster. Gjithçka e përmirësuar, në kuadër të funksionalitetit, pa lënë pas dizajnin dhe elegancën. Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë Galaxy që ka një kornizë titani, duke rritur qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pajisjes. Për më tepër, seria Galaxy S24 vjen me tone ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e Tokës.

[1] Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen falas të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e Samsung Galaxy.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

Pretendimi se përditësimi më i fundit i iOS i bën pajisjet të papërdorshme, ka një zgjidhje për këtë problem

tik tok

TikTok me shërbimin e ri kërcënon Instagramin

meta-logo-1

​Meta prezanton çipin e ri të trajnimit për inteligjencën artificiale

spacex-leshon-me-sukses-raketen-falcon-heavy_5cb0dafb5e977

Sa i ‘rrezikon’ Starlink kompanitë shqiptare të internetit?

iphone- telefon mobil

Messenger bën ndryshime dhe përdoruesit mezi i kanë pritur!

Elon-Musk-cip

Musk: IA do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore deri në fund të vitit të ardhshëm

tik tok

TikTok po zhvillon një aplikacion të ri që do të konkurrojë me Instagram

Apple-1

Apple do të paguajë shuma të mëdha për të licencuar miliona imazhe me Al

Bitcoin

Bitcoin në 72,600 dollarë: halving është afër

INFO

NA NDIQ