Përkeqësohet situata nga Covid në Shqipëri/ 143 humbje jete gjatë javës së kaluar

Edhe pse muaj mars sapo ka nisur viktimat nga Covid-19 mbeten ende të larta si në muajn shkurt, me një mesatare ditore prej 20 humbje jete. Dje gjithashtu u shënuan 21 humbje jete nga koronavirusi në vendi tonë, ku në total këtë javë janë regjistruar 143 pacientë që ndërruan jetë.

Të infektuarit në javën e parë të këtij muaji janë me një mesatare më të vogël se shkurti. Në 7 ditët e para të muajit të tretë të vitit nuk i të infektuarve brenda 24 orëve nuk i ka kaluar një mijë, por duhet theksuar se edhe numri maksimal i testimeve brenda një dite ka qenë 3372, ndërsa në shkurt arriti mbi 4 mijë.