Përkujtohet Komandant Shqiponja, vrasësi i tij në liri (VIDEO)

0

Familjarët e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës sot kanë bërë homazhe me rastin e katër vjetorit të vrasjes së tij.

Në varrezat e Kumanovës, Mejdi Rexhepi, babai i komandatit të ndjerë, vajza e tij Edisona, vëllai Qahili dhe pjestarë të tjerë të familjes së tij, kanë ngritur flamurin kombëtarë pranë vendit ku prehet “Shqiponja”, njëri prej komandantëve më të njohur të UÇK-së në rajonin e Karadakut.

“Homazhe pranë varrit të Komandant Shqiponjës! Sot katër vite pa Ty, Lavdi për jetë e mot!” ka shkruar në facebook, Qahil Rexhepi, vëllai i Komandantit të njohur të UÇK-së, i cili u vra katër vite më parë.

Në katër vjetorin e vrasjes, Komandat Shqiponja përkujtohet edhe nga bashkëluftëtarët e tij.

Vrasja e Xhemail Rexhepit ndodhi më 23 korrik 2015 pas përplasjeve brenda partiake në degën e BDI-së në Kumanovë.

Katër vite pas, vrasësi i tij ndodhet në liri.

Për vrasjen e komandant Shqiponjës, në maj të vitit 2017 me 7 vite burg u dënua Bajram Limani, pasi gjykata vlerësoi se vrasja ka qenë vrasje çasti. /Gazeta Lajm