Përkujtohet 178-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

Picture of ina-online
ina-online

25/05/2024

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot 178-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit (1846-1900).

Ai lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj.

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë. /atsh

TË FUNDIT
1 orë
Ndërroi jetë arsimtari Muadin Alimi nga Kumanova
3 orë
Pësoi hemorragji celebrale në tru, ndërron jetë poeti i njohur shqiptar Agim Doçi
1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
4 ditë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
4 ditë
Fillon sot regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme

ME TE LEXUARA

1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
3 orë
Pësoi hemorragji celebrale në tru, ndërron jetë poeti i njohur shqiptar Agim Doçi
1 orë
Ndërroi jetë arsimtari Muadin Alimi nga Kumanova

LEXO MË SHUMË

muadin alimi

Ndërroi jetë arsimtari Muadin Alimi nga Kumanova

Agim Doci

Pësoi hemorragji celebrale në tru, ndërron jetë poeti i njohur shqiptar Agim Doçi

JAVA CAME CAMERIA

80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV

diploma student bursa

Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person

shkolle klase

Fillon sot regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme

shkolle klase

Nga 20 deri 25 qershor do të bëhet regjistrimi elektronik në shkollat e mesme

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Sot fillon pushimi veror edhe për nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës

INFO

NA NDIQ