Ziadin Sela
Përkulemi para jetës dhe veprës së heroit të madh kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili u bë frymëzim për rilindasit në ngritjen dhe zhvillimin e kombit shqiptar.
Në këtë ditë kujtojmë edhe tre dëshmorët e historisë më të re të popullit shqiptar, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët me rënien e tyre 40 vite më parë i dhanë shpirt kryengritjes për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e barazinë e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.
Amaneti i tyre nuk është përmbushur, por vepra e tyre mbetet udhërëfyes për të gjithë ne.
Lavdi!