Përleshja në zyrat e FRD-së, Meta: Përpjekje e mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka reaguar sërish në lidhje me dhunën që ndodhi disa ditë më parë në zyrat e FRD-së, ku Presidenti Ilir Meta u përplas dhunshëm me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.

Shkak u bë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

Meta në fjalën e tij e ka cilësuar si një sulm të mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend.

Sipas kreut të shtetit sulmi në zyrat e FRD-së është një shkelje e ligjit

Meta: Sulmi i dhunshëm që ndodhi në zyrat e FRD-së vetëm pas marrëveshjes me PD-së është një sjellje e patolerueshme e mazhorancës. Kjo është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend. Ky është një sulm që bie ndesh me të gjithë parimet e së drejtës së shtetit, të gjithë veprimet e kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tij janë kryer në shkelje me detyrën e tyre. E gjithë detyra e tij është në shkelje mbi të cilat ushtrohet detyra e tij. Minon frymën demokratike dhe barazisë para ligjit.

Ky sulm bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të shtetit të së drejtës. Në ambjentet e FRD-së ishte ngjitur një letër, pa origjinë, pa nënshkrim, pa emër titullari, pa vulë institucioni, pa numër protokolli, përveçse një fjalë ekstra. përmes kësaj letre që nuk plotëson asnjë element minimal i kërkohej FRD lirimi i ambjenteve. Nuk citonte në përmbajtjen e saj asnjë bazë ligjore. Rezulton se partisë FRD ti jetë shkëputur energjia elektrike dhe janë paraqitur punonjës të policisë, ndërkohë që kryetari dhe punonjës të tjerë ishin të bllokuar në këtë zyra. Kryetari i FRD-së ka njoftuar mediat përmes një deklarata për shtyp siç ka njoftuar edhe Presidentin. Kam ndjekur më vëmendje dhe hap pas hapi dhe kam vendosur të verifikoja situatën e paprecedentë që po ndodhte aty.

Pasi kam mbërritur në selinë e FRD kam kontaktuar me drejtuesit e kësaj force. Në momentin që jemi drejtuar drejt kësaj selia hyrja ishte e rrethuar nga policia sikur të ishte një skenë flgarante krimi. Stafi shoqërues i Presidentit. Fillimisht është hapur dera dhe ende pa u futur Presidenti në këtë godinë në mënyrë të dhunshme kanë dhunuar stafin e Presidentit dhe përfaqësues të FRD-së. Kam reaguar ndaj punonjësve të policisë bashkiake. Pasi ngjarja u bë publike, korridoret e FRD-së ishte dërguar një shkresë për lirimin e selisë së FRD-së. Nuk përmend asnjë arsye të ligjshme se përse bëhet fjalë ndërkohë që përmendet fakti se selia e FRD-së ka zaptuar ambjentet.

FRD ka ushtruara aktivitetin politike prej 5 vitesh dhe nuk ishte futu me forcë, e nuk kishte bërë asnjë zaptim. Nëse FRD nuk binte dakord me Bashkinë duhet të shkonte bashkia në Gjykatën administrative të shkallës së parë Tiranë, siç kanë rënë dakord pesë vjet më parë. Çdo veprim tjetër i kryer për lirimin e ambjenteve jo vetëm është i paligjshëm por përmban elementë të qartë të veprës penale. Vetëm pas presionit të madh publik dhe mediatike, bashkia ka dorëzuar në mënyrë zyrtare një shkresë formale FRD-së.Kjo është marrëveshja që ka bërë FRD dhe Bashkia e Tiranës, neni 7: Zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Palët bien dakord që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen me mirëkuptim. Në rast të kundërt, kompetente do të jetë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. Këtë e ka firmosur vetë kryetari i Bashkisë dhe Gazmend Oketa.