Përleshje në Greqi mes shqiptarëve dhe pakistanezëve

0

Në shtetin fqinj, Greqi ka ndodhur një sherr mes shqiptarëve dhe pakistanezëve. Ky sherr ngjau në sheshin kryesor të qytetit të Lechaina, në jug-perëndim të shtetit grek.

Incidenti ndodhi pranë Kishës së Agios Dimitrios. Në këte vend, thuajse ka sherre përditë, ku më së shumti të përfshirë janë shtetasit të huaj, raportojnë mediat helene.

Fenomeni i përplasjeve mes të huajve sidomos në Greqi është një fenomen tepër i përhapur. Frika nga përhapja e dhunës në qytet është fenomen shqetësues.