Përmbysja e çmendur e Barcelonës ndaj Selta Vigos

ina-online
ina-online

24/09/2023

Barcelona ka fituar me përmbysje në shtëpi ndaj Selta Vigos me rezultat 3:2 në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit spanjoll. Golin e parë në këtë takim e shënoi danezi Jorgen Strand Larsen në minutën e 19-të të sfidës, pas një asistimi nga Luka de La Torre, duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës së Marc Andre Ter Stegen për (0-1). Në minutën e 36-të nga fusha e lojës u largua Frenkie De Jong si pasojë e një lëndimi dhe në vend të tij u fut Gavi. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e këtij takimi.

Në minutën e 64-të të ndeshjes, Ferran Torres humbi një mundësi të artë për të vënë barazpeshën në këtë takim, pasi nuk arriti të gjejë kuadratin e portës. Vetëm pak minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 76-të, Selta Vigo ia doli të dyfishojë epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë i cili pa grekun Anastasios Douvikas teksa dërgon topin në rrjetën e Ter Stegen pas një asistimi nga Iago Aspas.(0-2)

Barcelona arriti të zbusë epërsinë përmes Robert Levandoëskit i cili shënoi në minutën e 81-të (1-2). Polaku u shërbye në zonë nga portugezi Zhoao Feliks dhe me ndihmën e transversales arriti që të zbus shifrat në 2:1. Goli i barazimit nga blaugranët erdhi në minutën e 85-të ku përsëri autor i golit ishte Robert Levandovski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

muller

Muller largohet nga Bajerni, në garë janë 3 klube nga Seria A

Foto: sportsport.mk

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

inter fiorentina

VIDEO / Fiorentina kalon në çerekfinale mes dramës së penaltive

andrej

Rrëfimi i Pirlos: Firmosa me Realin, ja pse nuk shkova në Madrid

broja

Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

INFO

NA NDIQ