Përmbytja e anijes në Itali, rritet numri i viktimave

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Shkurt, 2023

Puna e ekipeve të shpëtimit vijon e pandërprerë në përpjekje për të gjetur persona ende gjallë pas përmbytjes së anijes në brigjet italiane. Të paktën 63 persona kanë vdekur, mes tyre janë edhe fëmijë. Ndërsa autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 81 persona që ndodheshin në bord.

Autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të rritet pasi mendohet se në anije kishte rreth 200 persona. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u ka kërkuar institucioneve të BE-së që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar udhëtimet klandestine me anije me emigrantë.

Në bordin e anijes, e cila ishte nisur nga Turqia disa ditë më parë, thuhet se kishte njerëz nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani. Siç raportojnë mediat italiane, aktualisht janë arrestuar katër kontrabandistë. Njëri prej tyre sapo doli nga spitali, u transferua në burg./abcnews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

xi-jinping

CNN/Mesazh shqetësues nga presidenti kinez: Përgatituni për skenarin më të keq

erdogan Selçuk Bayraktar

Pasardhësi i Erdoganit, dhëndri që projektoi dronet Bayraktar

gjermania-780x470

Gjermania mbyll 4 nga 5 konsullatat ruse në vend

rusia

Sërish sulm me dron – goditet një rafineri tjetër e naftës në Rusi

kim-jong-dhe-motra

Sateliti spiun i Kim Jong Un bie në det, alarm në Penian

tajfun-780x470

Mijëra të evakuuar në Filipine si pasojë e ciklonit Betty

nato

SHBA thotë se “ka ardhur koha” që Suedia të anëtarësohet në NATO

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Përplasje e armatosur në një plazh në Floridas, 9 të plagosur

INFO

NA NDIQ