Përmbytjet “gjunjëzojnë” ishullin spanjoll të Majorkas, të paktën 10 të vdekur

0

Një përmbytje e shpejtë në ishullin spanjoll të Majorkas ka vrarë të paktën 10 vetë, 3 prej tyre shtetas të huaj.
Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë gjashtë shtetas spanjollë, një turist holandez, një çift britanik dhe një viktimë ende e paidentifikuar.
Një valë uji me baltë përfshiu qytetin e Sant Llorenç des Cardassar, në lindje të ishullit, pasi shiu i madh nxori nga shtrati lumin.

Automjetet u zhdukën kur uji u përplas në rrugët e ngushta.

Qindra punëtorë të emergjencës dhe qen nuhatës janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Një fëmijë pesëvjeçar është shpallur i humbur.

Më i prekuri nga përmbytjet ishte qyteti i Sant Llorenç des Cardassar, ku shumë makina u zhdukën. Çifti britanik po udhëtonte me një taksi atje kur u kap në përmbytje. Shoferi ishte ndër viktimat.

Një grua që po udhëtonte në makinën e saj me dy fëmijët e vegjël gjithashtu vdiq.

Ndërsa ujërat u rritën, ajo arriti të shpëtonte vajzën e saj tetë vjeçare, por nuk ishte në gjendje ta shpëtonte djalin e saj të moshës pesë vjeç, i cili ende mungon.

Komentet

komentet