Përmbytjet në Greqi/ Të paktën pesë të vdekur pas stuhive në ishullin Evia

0
Foto: Ilustrim

Të paktën pesë njerëz kanë mbetur të vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm në ishullin Grek të Evia.

Zyrtarët thanë se viktimat përfshinin një fëmijë tetë muajsh dhe dy individë në vitet e 80-ta. Grupet e shpëtimit gjetën kufomat e tyre në shtëpitë e fshatit Politika.

Përpjekjet e kërkimi-shpëtimit po vazhdojnë për dy persona të tjerë të raportuar si të zhdukur.

Përmbytja ka bllokuar rrugët dhe shtëpitë e dëmtuara në ishull, në veri-lindje të Athinës.

Zyrtarët thanë se foshnja vdiq pasi ujërat e përmbytjes zhytën një banesë në katin e parë. Prindërit fatmirësisht shpëtuan.

Dhjetra njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura, dhe punëtorët e shpëtimit përdorën buldozerë për të çuar disa banorë të bllokuar drejt vendeve të sigurta.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis shprehu dhimbjen e tij të thellë për humbjet e jetëve.

Ai tha se do të vizitojë ishullin, vendi i dytë më i madh pas Kretës ,të hënën./BBC

Përktheu: Mapo.al