Përparësia e Vuçiqit kundër Kosovës është përkrahja e Ramës?!

Picture of INA
INA

15/06/2023

Nga Kim Mehmeti

Mund të ndodhë që Kryeministri i Kosovës të ‘çmendet’ deri në ato përmasa sa t’i shpallë luftë edhe NATO-së dhe kjo të na çojë të gjithëve t’i themi se është duke e marrë në qaf popullin, por megjithatë, është e turpshme, është perverse që në emër të ‘lojërave globale’, t’ia kthesh shpinën Kosovës, t’i bëhesh krah atij që e urren popullin tënd, atij që gjithë potencialin diplomatik e përdorë për ta copëtuar Kosovën e për ta futur në grackë Prishtinën.
Dhe mundë të ndodh që Kryeministri i Kosovës ta humbë besimin e gjithë diplomacisë botërore, por përderisa atij i besojnë shqiptarët, përderisa ai përballet me mjeshtërit e gjakderdhjeve të Beogradi, është e turpshme, është sjellje monstruoze, ta ndihmosh vrasësin e popullit tënd me arsyetimin se Shqipëria nuk ‘qenka UFO’, se ajo na paska obligime ndërkombëtare që e çliruakan nga obligimet kombëtare, se ato obligime e pamundësuakan Tiranën zyrtare të solidarizohet me vëllezërit e saj të rrezikuar nga Serbia luftë ndjellëse.
Shumëçka mund të ndodhë sot kur Serbia ka vendosë që Kosovës t’ia rrëmbej Veriun e saj, por është perverse, është monstruoze dhe kurrë nuk duhej të ndodhë ajo që me shumëçka është duke ndodhur: që krahë një Serbia kishtare të etur për gjak shqiptarë, të qëndrojë Tirana Zyrtare?!
Po pra, mund të ndodh që Kryeministri i Kosovës ta humb mbështetjen e gjithë botës, por Tiranë zyrtare nuk guxon ta bëjë turpin e paimagjinueshëm: që të mos shqetësohet as kur Kosovës ia kidnapojnë policët, që të distancohet nga Prishtina “luftënxitëse”, duke e mbështetur kështu Serbinë në pafytyrësinë e saj të tregohet ‘paqedashëse’!?
Edhe Turqia ishte pjesë e NATO-së dhe mike e perëndimit, por në vitin 1974, kur u rrezikuan turqit e Qipros, nuk pyeti kush ishte fajtor, por i doli në mbrojtje popullit të saj. Sepse Ankara e dinte se mospajtimet me të huajt edhe mund t’i zgjedhësh, por turpin dhe perversitetin që t’ia kthesh shpinën vëllait tënd të kërcënuar nga armiku, e përqesh e gjithë bota dhe atë nuk ta shlyen nga fytyra asnjë aleancë ndërkombëtare.
Po ne jemi popull i vogël, ne nuk mund të pretendojmë të sillemi si ata që edhe nuk varen gjithaq nga forcat globale, ne shumëçka nuk mundemi pa mbështetjen e SHBA-ve, por ne nuk duhet të tregohemi aq të mjerë, aq të padinjitetshëm dhe aq të pafytyrë sa në rrethana kur Serbia donë ta copëtojë Kosovën, të bëhemi krahë i Vuçiqit. Gjë që me shumëçka është duke e bërë strategu i përmasave globale, por mbase fytyra më besnike e mjerimit tonë politik – Kryeministri i sotëm i Shqipërisë!

TË FUNDIT
16 orë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
1 ditë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
1 ditë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit
1 ditë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit
1 ditë
Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

ME TE LEXUARA

16 orë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

LEXO MË SHUMË

ali

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

IMG_2183

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

IMG_2183

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

Spartak Ngjela

Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

INFO

NA NDIQ