Përpjekje për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare deri në dhjetor

0

Presidenca gjermane me Bashkimin Evropian do të vazhdojë të punojë në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në dhjetor dhe duhet të bëhen përpjekje për të zbatuar këtë vendim historik të BE-së. Unioni duhet të njohë atë që vendi ka arritur në 3,5 vitet e fundit. Këto janë mesazhet e dërguara dje nga zyrtarë të lartë shtetërorë me rastin e bllokadës bullgare të kësaj jave, se vendi vazhdon të punojë deri në momentin e fundit për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë, pa u vënë në pikëpyetje gjuha dhe identiteti.

“Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020 gjatë presidencës gjermane të BE-së”, ranë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir..

Kryeministri Zaev, nënvizoi se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e saj për integrim në Bashkimin Evropian, që është edhe qëllim strategjik i vendit, me çka shtoi se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nga marsi i vitit 2020, vërtetuan se vendi është i përgatitur që ti hap bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gir e përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të vazhduar të bëjë përparim në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para se gjithash, janë kryesisht në interesin e të gjithë qytetarëve, por gjithashtu të rëndësishme për afrimin e Maqedonisë Veriore drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërnz, konstatua se të dy vendet dëshirojnë që negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian të fillojnë deri në fund të vitit, si një investim në stabilitetin rajonal dhe një proces i rëndësishëm për sigurimin e prosperitetit për qytetarët.

Sipas Zaevit dhe Bërnz, zgjidhja e çështjeve bilaterale duhet të mbetet jashtë kornizës negociuese midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, ndërsa çdo kundërshtim ose paaftësi e këtij procesi është drejtpërdrejt e dëmshme për kohezionin e familjes transatlantike të kombeve dhe në kundërshtim me interesat e stabilitetit dhe demokracisë në rajon.

Presidenti Stevo Pendarovski nuk pret që në javët e ardhshme të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë, e cila do ta zhbllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Bullgaria, thotë ai, e ka ndryshuar në mënyrë drastike politikën e saj ndaj vendit në muajt e fundit. Me një politikë të tillë, sipas tij, Bullgaria tregon se nuk mund të dalë nga koha e Todor Zhivkovit. Sidoqoftë, ai thotë se zgjidhje duhet të kërkohet në të ardhmen, por vetëm përmes fakteve shkencore dhe historike, dhe jo politike.

Pendarovski thotë se politika e Bullgarisë për ta bllokuar vendin në përparimin drejt anëtarësimit në BE nuk mbështetet nga asnjë vend anëtar. Informacionet që i kemi nga Brukseli, siç theksoi ai, thotë se asnjë vend apo burrë shteti nuk e mbështet veton e Sofjes zyrtare, për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE.

Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë për gazetën vjeneze “Standard” tha se dita kur Bullgaria vendosi veto për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut nuk ishte e mirë, as për Evropën, e as për perspektivën evropiane të rajonit tonë, ndërsa veçanërisht jo për ne.

Ai potencoi se vetoja bullgare dërgon sinjal shumë të keq për rajonin e Ballkanit Perëndimor se BE-ja nuk e njohu atë që deri më tani e arriti vendi, i cili në tre e gjysmë vitet e fundit i zgjodhi problemet me fqinjët, bëri hapa të mëdhenj drejtë shoqërisë së hapur, demokratike dhe multietnike dhe zbatoi reforma për ndërtim të shtetit juridik.

Megjithatë, sipas Dimitrovit, tani dëshirojmë ta parandalojmë dëshpërimin dhe nacionalizmin dhe për këtë edhe nëse nuk arrijmë ta zhbllokojmë veton bullgare, kthehemi drejtë shteteve mike të Unionit, që të mundemi t’i arrijmë standardet evropiane pa procesin e anëtarësimit drejtë BE-së.

“Nëse procesi ynë i anëtarësimit vendoset aq shumë në problem bilateral që diskutimet për historinë të bëhen më të rëndësishme se lufta kundër korrupsionit, pavarësia në gjyqësor, funksionimi i institucioneve demokratike, liria e mediave, mjedisi dhe energjia, atëherë ai nuk është proces që evropianizon, por proces që ballkanizon. Për këtë neve na nevojitet agjendë reformuese me rrjet të miqve të cilët janë këtu që të na ndihmojnë dhe duhet të vendosim qëllime të qarta dhe të punojmë në to. Sepse nuk do të duhej të humbim kohë”, tha Dimitrovi.

Zëvendëskryeministri thekson se vendi nuk heq dorë nga bisedimet me Sofjen, por potencoi se nuk do të bisedojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim.

“Kjo është pjesë e një procesi historik, e jo vendim politik. Ne ia kemi borxh popullit tonë mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit”, thekson Dimitrovi, duke shtuar se në Evropë në shekullin 21 nuk do të duhej të ketë hapësirë për debat të tillë, sepse gjuha jonë është puna jonë, ndërsa vendosja në pikëpyetje e gjuhës dhe identiteti të fqinjit nuk është fqinjësi e mirë, ndërsa në vitin 2020 nuk është edhe e hijshme.