Përpjekje për të ndërhyrë tek dëshmitarët – ZPS njofton se Thaçit, Veselit e Selimit u kufizohen kontaktet dhe komunikimet

INA
INA

04/12/2023

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një komunikate drejtuar mediave ka dhënë disa detaje për kufizimet që ka vendosur për tre të akuzuarit në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Siç thuhet në njoftim vendimi për kufizimin e kontakteve është marrë pasi Thaçi, Veseli dhe Selimi kishin tentuar të manipulojnë me dëshmitë e dëshmitarëve, transmeton Telegrafi.

“ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët. Hetimet e ZPS-së lidhur me pengimin e drejtësisë tregojnë se tre të akuzuarit përdorën vizitat jo të privilegjuara tek ata për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe, në rastin e Thaçit, për t’i instruktuar vizitorët në mënyrë të përsëritur që të kërkojnë të manipulojnë dëshmitë e dëshmitarëve”, thuhet në reagim.

Më tej, ZPS thekson se do të hetojë e ndjekë penalisht cilindo që tenton të ndërhyjë tek dëshimtarët.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

INFO

NA NDIQ