Përplasen 3 automjete, plagosen disa shtetas

Aksident në seri në mesnatë në Porcelan. Në aksident janë përfshirë të paktën 3 automjete që po qarkullonin në zonë në atë kohë.

Dëmet materiale si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë qenë të shumta, ndërkohë është raportuar edhe për qytetarë të plagosur. Fatmirësisht, askush nuk ka humbur jetën apo është dëmtuar, sipas informacioneve që disponohen aktualisht.

Mes automjeteve të përplasura ndodhet dhe një autobus i linjës së Porcelanit, kurse një mjet i tipit “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar, duke rrezikuar kështu edhe jetën e kalimtarëve, përveç jetës së personave që mund të kishin qenë duke udhëtuar në mjet.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.