Përplaset autokolona e Bidenit! Si është gjendja e presidentit amerikan

INA
INA

18/12/2023

Një makinë përplasi në mënyrë të paqëllimtë një SUV që ishte pjesë e aukolonës së sigurisë së presidentit amerikan Joe Biden.

Sipas CNN Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kreu i administratës dhe zonja e parë janë shëndoshë e mirë. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Steve Kopek u shpreh se shkak për incidentin mund të jetë bërë shiu i dendur. Episodi ngjalli pështjellim të madh, megjithatë makina e goditur nuk ishte ajo e kreut të shtetit. Biden dhe e shoqja, Jill sapo ishin larguar nga selia e tij e fushatës në Wilmington kur ndodhi përplasja. SUV-i u godit nga një makinë me targa Delaware në kryqëzimin përballë hyrjes së selisë.

Pavarësisht se automjeti i tij nuk ishte përfshirë, agjentë të shërbimit sekret menjëherë e kanë shoqëruar Bidenin pas përplasjes. Roje sigurie rrethuan makinën që pësoi dëmtime, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja u kthyen në shtëpi pa asnjë problem të mëtejshëm

Vizita e tyre në shtabin e fushatës së presidentit për vitin 2024, kishte për qëllim takimin me stafin, e para herë që kur ata nisën të punonin në zyrën e Wilmingtonit që nga vera.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

Makron Macron

Macron ia thotë në sy udhëheqësve evropianë: Rusia nuk duhet të fitojë!

rishi-sunak

Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

orban

Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

stoltenberg nato

Stoltenberg: NATO, e përkushtuar që Ukraina të triumfojë

biden-putin

Biden e quan Putinin ‘bir i çmendur kurve’

mark rutte biden

“Politico”: Mark Rutte gëzon mbështetjen e Biden për t’u bërë shef i NATO-s

rusia moska

Rusia tërhiqet nga marrëveshja e peshkimit e vitit 1956 me Britaninë

INFO

NA NDIQ