Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut u zhvillua sot debat i ashpër mes deputetit të VLEN, Bekim Qoku dhe deputetit Të së Majtës, Dimitar Apasiev, ku në rend dite ishte Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, ku tek pjesa e licencave ishte arritur marrëveshja për përfshirjen e gjuhës shqipe, përcjell INA.
“Unë do të flas shqip këtu se ma lejon kushtetuta, ma lejon rregullorja e Kuvendit…”, theksoi Bekim Qoku nga VLEN.
“Nuk i vendosa dëgjueset, nuk ju kuptova se çfarë folët. Shovinizëm, nacizëm, me siguri kjo. Skandal, ju si eksponent i jashtëm, në një shtet normal nuk mund të jeni deputet, pasi keni sa shtetësi. Skandal, këshilltari i Kurtit, ai jeni ju, i quan majmunë shqiptarët që e flasin gjuhën maqedonase. Domethënë kolegu Snopçe që më herët foli në gjuhën maqedonase, për ju është majmun”, u shpreh Dimitar Apasiev nga “E majta”.(INA)