Përplasja e dy Shqipërive

Picture of Ina Online
Ina Online

09/11/2023

shkruan: Enton Abilekaj

Të shtunën e 28 tetorit, një video e shpërndarë nga vetë Kryeministri do të shndërrohej në memen – simbol të vitit të dhjetë të qeverisjes së tij. Ngjarja, jodramatike në dukje, zhvillohej në një tavolinë bilardoje, diku në Thumanë. I gjithëpushtetshmi, i veshur sportiv, vendos të marrë stekën dhe të tregojë aftësitë tij në një sport të palëvruar më parë, ose të pathënë në bëmat e tij. Guri lëshohet dhe, sapo prek grumbullin, zhurma tipike mbytet nga brohorimat e Ogerta Manatsirliut dhe Bora Muzhaqit, që, edhe ato për herë të parë u shfaqën si tifoze – ekspertë të sportit dembelistik.

Dy ministret që bënin sikur mahniteshin, nuk ishin pjesë më dramatike e qesharakes që u shpërnda nëpër rrjete sociale shoqëruar me emojin e mekjes. Më shqetësuese se aq, ishte bindja e liderit të gjithëpushtetshëm, se madhështia e goditjes së tij e meritonte reagimin mahnitës. Mungesa e dyshimit se servilizmi i shpërfaqur në fshatin e rindërtuar dhe ngazëllimi i ministreve që tejkalonte atë të banorëve që sapo kishin marrë shtëpitë, mund të lidhej me aftësinë e rallë të tij prej bilardisti. Ky reagim dramatik, tregon se tashmë ai është në fazën terminale të delirit autokratik.

Shenjat shqetësuese të këtij deliri ishin shfaqur edhe më parë, në fjalimet e gjata në Samitin e Procesit të Berlinit, apo kur Presidenti i Francës nuk po arrinte ta ndërpriste përroin delirant në konferencën e përbashkët për shtyp. Megjithatë, ajo e Thumanës, edhe për shkak të ngjashmërisë me matufepsjen e liderëve komunistë pas viteve të gjatë të sundimit, ishte shenja më e qartë se lideri totalitar, nuk pranon më mungesë adhurimi, e jo më, kritika, aq më pak sulme të ashpra si ato të opozitës në Kuvend.

Të nesërmen e asaj videoje shqetësuese, shtyu Kongresin e Partisë Socialiste. Nuk ishte mbledhur asnjë forum, nuk kishte takuar asnjë anëtar të vetëm të partisë, thjesht kishte vendosur që 7 miliardët e Buxhetit të 2024, duhet të propagandoheshin 24 orë në 24, si një arritje e madhe e udhëheqjes së tij. Zhurma e opozitës nuk duhet ta sfumonte arritjen historike.

Të hënën në Kuvend, sigurisht në mungesë të tij, Garda kishte marrë kontrollin. Forca të shumta të armatosura dhe të paarmatosura, mbronin deputetët e PS, ndërsa shtynin ata të opozitës. Një javë me përplasje, me futjen e paprecedentë të policisë në sallën e seancave plenare, me thirrjen e deputetëve në SPAK për atë që kishin bërë gjatë seancës, që u kulmua sot me rrethimin e zyrave të Kuvendit dhe refuzimin e plotë të opozitës.

Postimet e Ramës në rrjetet sociale dhe ajo që po ndodh në Parlament janë idetë që po ndeshen jashtë sallës. Nga njëra anë propaganda; Shqipëria që ecën me ritme të shpejta, buxheti që rritet në nivele historike, Kryeministri që ujdis marrëveshje ndërkombëtare për t’ia imponuar edhe Albinit të tmerrshëm dhe nga ana tjetër opozita që bën sherre, dhunë, zhurmë dhe nuk diskuton buxhetin e qytetarëve. Që njerëzit të mendojnë se për t’u arritur ato “suksese” duhet të reduktojmë opozitarizmin, që Shqipëria të bëhet kampione, opozita duhet të bëjë fasadën.

Nga ana tjetër, përpjekja e dëshpëruar e opozitës për të mos u eleminuar, që përpiqet të grisë fasadën e shkëlqyer që ka ndërtuar aleanca Qeveri-biznes-krim duke hetuar, në mos shpëtuar, paratë e shpërdoruara në 4 koncesionet e shëndetësisë, nga çarteri me të cilin lideri absolut, jo vetëm shëtit vetë, pa asnjë protokoll, por qeras herëpashere edhe miqtë dhe kolegët, pastaj inceneratori, investitorët startegjikë, Porti i Durrësit.
Nën presionin e prishjes së qetësisë së Liderit nga ekzistenca e opozitës, vartësit e magjepsur, janë gati të shkelin çdo ligj, të përdorin çdo mjet, deri në përplasje direkte, për t’i mbyllur gojën opozitës. Ata janë gati të shërbejnë si rekrutë besnikë të një regjimi pa liri, të shkelin edhe mbi veten, të ekspozohen si njerëz pa dinjitet, vetëm që të jenë pjesë e pushtetit totalitar. Këtu buron lehtësia e Edi Ramës për të personalizuar Shqipërinë.

TË FUNDIT

Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia

Hetimet vazhdojnë!

Familjarët e Eglit: Sikur të gjithë të ikni dhe…

Mickoski mesazh BDI-së: Për veshë do ju tërheqim nga shtëpitë tuaja, do të përgjigjeni

Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës, VMRO po tenton të defokusojë opinionin nga përgjegjësit e vërtetë

Toshkovski: Mjetet piroteknike i solli grupi DNK, koncerti u mbajt në të zezë

ME TE LEXUARA

1
Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia
1
Hetimet vazhdojnë!
1
Familjarët e Eglit: Sikur të gjithë të ikni dhe…
1
Mickoski mesazh BDI-së: Për veshë do ju tërheqim nga shtëpitë tuaja, do të përgjigjeni
1
Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës, VMRO po tenton të defokusojë opinionin nga përgjegjësit e vërtetë

LEXO MË SHUMË

Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia

Hetimet vazhdojnë!

Familjarët e Eglit: Sikur të gjithë të ikni dhe…

Mickoski mesazh BDI-së: Për veshë do ju tërheqim nga shtëpitë tuaja, do të përgjigjeni

Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës, VMRO po tenton të defokusojë opinionin nga përgjegjësit e vërtetë

Toshkovski: Mjetet piroteknike i solli grupi DNK, koncerti u mbajt në të zezë