Përplasja me Bashën për ndryshimet kushtetuese

0

Ditën e djeshme kryeministri Rama dhe lideri I opozitës Basha, patën një sërë replikash në rrjetin social në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

I pyetur në emisionin ‘pa protokoll’ këtë të dielë, Rama u shpreh se kërcënimet e Bashës janë një ‘trashje zëri’ e kotë për të fshehur dobësinë e tij. Rama deklaroi se e fton sërish Bashën që të ulet në tryezën e këshillit politik për të diskutuar në detaje listat e hapura dhe formulën e koalicioneve.

“Sulmet e tij janë emocionale, trashje zëri për të fshehur dobësinë janë të nxituara, dhe unë shpresoj shumë që kjo kohë e ndërmjetme pushimesh të shërbejë për të ulur ato diagramat e emocioneve edhe të nxitimit edhe për t’u kthyer në tryezë për të bërë punën që na duhet të bëjmë së bashku mundësisht, por edhe po se bëmë së bashku ne do ta bëjmë.

Po pse si do e lëmë kushtetutën pa e kthyer në ligj për zbatim. Konfliktet e krijuara nga sebepet janë kosto të atyre që i krijojnë. Ne nuk mund të rrimë mbrapa opozitës jashtë parlamentare se kemi punë të tjerë për të bërë dhe jemi zgjedhur për të bërë dicka krejt tjetër nga ‘babysitimi’ i opozitës jashtë parlamentit“.