Përplasja me Metën dhe ministri i ri, Rama thërret Kryesinë e PS

0

Kryeministri dhe Kryetari i PS-së Edi Rama mbledh Kryesinë e kësaj partie në orën 9:00. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi për zëvendësimin e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me kandidatin e përzgjedhur nga Rama, Zv.ministrin Gent Cakaj, i cili u refuzua nga Presidenti Ilir Meta.

Po ashtu, në diskutim është përplasja e fortë që ka lindur midis Kryeministrit dhe Presidencës për emrin e Cakajt, që ka çuar në akuza të forta midis Ramës dhe Metës.Në këto momente, partia në qeverisje është kapur nga një ngërç i madh, sidomos prej protestës së studentëve, e cila prej më shumë se një muaji nuk po ndërpritet, pavarësisht ndryshimeve në qeveri të disa ministrave dhe kërkesave që Rama pretendoi se ua plotësoi, të rinjve të revoltuar.

Nga ana tjetër, PS-ja po përgatitet për zgjedhjet lokale dhe i duhet të vërë në lëvizje strukturat e saj në bazë.