Pak më parë, media raportoi në lidhje me raportimet për një përplasje fizike në mes Bleros dhe sigurimit të Klan Kosovës pas përfundimit të finales së Big Brother Vip Kosova.
Në lidhje me këtë temë, tash ka folur edhe Blerim Muharremi, i njohur me emrin artistik Blero.
Duke folur për Prive, ai ka thënë se nuk ishte rrahje, por një ngatërresë e vogël.
“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” – ka deklaruar Blero.
Por çka u përfol?
Siç bëjnë të ditur sinjalizuesit, jo gjithçka shkoi mirë në ndejën e organizuar për pjesëmarrësit e këtij edicioni të dytë, të cilët me vete duket se kishin edhe personat e zemrës.
Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës.
Sipas burimeve, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.