Mexhiti nuk e përjashton përfshirjen e Ziadin Selës në Qeveri – Sela reagon ashpër

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2025

Një nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, ka lënë të hapur mundësinë që Ziadin Sela, lider i njërit prej krahëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH), të bëhet pjesë e Qeverisë.

I pyetur nga gazetari i TV21 për këtë çështje, Mexhiti nuk e mohoi një skenar të tillë, duke theksuar se skena politike është aktualisht “shumë e përzier” dhe se ka pasur “turbulenca të shumta” gjatë formimit të dy taborëve politikë brenda ASH-së, përcjell INA.

“Nuk e mohoj. Mundet edhe të jetë. Komunikojmë. Skena politike aq shumë është përzier, shumë turbulenca janë bërë derisa janë përpiluar dy tabore. Edhe mendoj që do ketë ende turbulenca”, tha Mexhiti.

Pas këtyre deklaratave, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Ziadin Selës, i cili mohoi çdo komunikim me Mexhitin dhe përfshirje të mundshme në Qeveri.

Sela theksoi se vlerësimi i tij politik nuk matet me privilegje pushteti, por me kontributin për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Matjet e të arriturave në politik i bëj me sa kam kontribuar që shqiptarët të jenë më të barabartë dhe jo me privilegje pushteti”, u shpreh Sela.

Në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj Mexhitit, ai shtoi:

“Aq shumë është përzier skena politike, tha Izeti, e nuk e di me kë ka komunikuar…
E ngatërruar është gënjeshtra, propaganda dhe e pavërteta.
E vërteta është e pastër, e papërzier dhe vetëm një:
Ti në komunikim me mua – JO.
Unë pjesë e qeverisë – JO.”

Me këtë përgjigje Sela ka bërë të qartë se partia e tij si pjesë e koalicionit opozitar AKI nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë.(INA)

TË FUNDIT

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Si është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më i mirë

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

Aksident trafiku në Shkup, një i vdekur dhe tre të lënduar

Pasi konfirmoi lidhjen, tradhtohet nga partneri Ronela Hajati?

Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË