Përplasja Mickoski – Gruevski: Jankullovska mbështet udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së!

INA
INA

03/10/2023

“NUK KEMI SE PËR ÇFARË TË BISEDOJMË ME GRUEVSKIN”

Duke komentuar përplasjen Mickoski – Gruevski, ish-Ministrja e Brendshme, Gordan Jankulovska, gjatë një interviste për “360 shkallë”, ka theksuar se mbështet udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së. Sipas saj, VMRO-DPMNE nuk prezantohet përmes një njeriu.

“Mesazhi im atëherë dhe tash ështe një. Partia nuk është një njeri, një ekip. Është ide dhe të gjithë identifikohemi me këtë ide. Uniteti është shumë i rëndësishëm dhe VMRO-DPMNE ka udhëheqësi legjitime të zgjedhur në Kongres dhe ka mbështetjen time” – tha Jankullovska.

Edhe pse ishte një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Gruevskit, gjatë intervistës, Jankulovska, tha se nuk e ka problem të takohet me ish-Kryeministrin, duke vlerësuar se nuk kanë se për cfarë të bisedojnë.

“Komunikimi im I fundit me Gruevskin ishte një javë para se të arratiset nga Maqedonia. Që atëherë s`kemi asnjë kontakt. Lidhur me arratisjen e tij, isha e para që qartazi e shpreha pakënaqësinë time. Është fakt se ai ishte viktimë e përndjekjes politike, por hapat që i bëri, ndryshoi dinamikën e kësaj përndjekje politike. Ai e ka të qartë pse e bëri këtë. Unë as atëherë e as tani nuk e arsyetoj” – deklaroi Jankullovska.

E pyetur ta komentoj qëndrimin e ASH-së se Mickoski me takimin në selinë partiake të VMRO-DPMNE-së dhe publikimin e fotografisë legalizon dhe rehabiliton krimin politik dhe institucional si viktimë politike, Jankulovska tha se nuk ndjehet si kriminele e dënuar që i shkakton dëm VMRO-DPMNE-së, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të vendit janë të vetëdijshëm se në cfarë procesi gjyqësor ka kaluar dhe se vuan dënimin me burg. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ