Përplasje dhe akuza ndërmjet presidentit dhe qeverisë Kurti

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë televizive në TV Dugagjini ka drejtuar akuza të rënda në adrësë të qeverisë Kurti.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka polemizuar në distancë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Thaçi në “Debat Plus” i është kundërpërgjigjur Kurtit për termin e përdorur “regjimi i vjetër”.

“Struktura që ka qenë në institucione tash e 20 vite i kanë sjellë Kosovës lirinë, pavarësinë e Kosovës, 115 njohje ndërkombëtare, e kanë integruar në rreth 20 organizata ndërkombëtare, kanë themeluar ushtrinë por ky regjimi i vjetër-ri Kurti çka i solli Kosovës. Cilat janë standardet e tij. Janë molotvi, gurët, shemba e institucioneve, vezët, minahedhësit, zolla, djegia e institucioneve, dhuna”.

Presidenti thotë se pse deri më tani Kurti ka heshtur për vdekjen e Astrit Deharit.

Thaçi thotë se ku mbeten bizneset e oligarkëve që deri më tani Kurti i përmendte çdo ditë.

“Këto janë standardet dhe kriteret që nuk i respekton ai”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Ai thotë se kryeministër më të dobët dhe më të papërgjegjshëm se Kurti Kosova nuk ka pasur.

Ndaj këtyre akuza ka reaguar zëvendëskryeministri, Haki Abazi.

Ai e ka quajtur rrenc dhe njeri të poshtër presidentin Hashim Thaçi.

Ndërkohë, Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka parajmeruar një padi për shpifjet e presidentit dhe familjes së saj.