Përplasje e fortë e mërgimtarit me policin: “Pse po m’dënon, ku asht radari”

Rastet kur shoferët përplasen me patrullat e policisë së trafikut rrugor, nuk janë edhe të rralla në vendin tonë.

Media ka publikuar një video ku shihet një debat i fortë, mes një shoferi dhe një polici lidhur me pretendimet për vozitje të shpejtë.

Biseda mes tyre, për pak sa nuk ka eskaluar në përplasje fizike. Siç shihet në pamje, vozitësin që ishte mërgimtar, e ka ndaluar policia për shkak të shpejtësisë.

Shoferi, që sipas medias lokale, është mërgimtar, pretendon se nuk ishte shpejt, polici rrugor shprehet i bindur se shoferi ka bërë kundërvajtje, dhe derisa shoferi i nervozuar i flet, polici plotëson fletën e gjobës.

I gjithë incidenti raportohet se ndodhi në Pozheran të Vitisë, natën e 23 janarit, kur shoferi me inicialet Sh. S., i cili teksa po udhëtonte në rrugën kryesore të fshatit ndalohet nga dy zyrtarë policorë që ishin duke patrolluar në ato momente.

Raportohet se përplasja erdhi pasi mërgimtari që erdhi nga Holanda, asesi nuk e pranonte se bëri ndonjë kundërvajtje në trafik.