Përplasje në LSDM se kush do ta propozojë kandidatin për president?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Maj, 2023

Burime partiake në LSDM pohojnë se partia po përballet me një konflikt të brendshëm partiak në të ardhmen e afërt, shkruan portali Expres.

Sipas burimeve të këtij portali, këto ditë dy grupe në LSDM po hapin jozyrtarisht shtabet e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që duhet të mbahen në mars-prill të vitit të ardhshëm.

Një shtab joformal përbëhet nga njerëz të afërt dhe të koordinuar nga presidenti aktual i vendit Stevo Pendarovski, të cilët filluan të planifikojnë aktivitete në drejtim të rikandidimit.

Ndërsa siç shkruan Expres, grupi i dytë është i përbërë prej njerëzve që po përgatiten për fushatën presidenciale dhe që është i prirur nga ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Synimi i tij parësor në muajt e ardhshëm është të krijojë një opinion brenda LSDM, por edhe brenda BDI-së se Pendarovski nuk mund të fitojë, por edhe nëse do të fitoj ai do t’i kthejë shpinën këtyre dy partive, nëse VMRO-DPMNE arrin të formojë Qeverinë e ardhshme.

Burimet që monitorojnë aktivitetet e dy grupeve pohojnë se sipas informacioneve nga dy selitë joformale, Pendarovski për momentin ka pasur mbështetjen e disa nga kryesuesit e LSDM-së si sekretari i përgjithshëm Mile Zeçeviq dhe disa diplomatë të huaj në Shkup.

Sipas të njëjtave burime, ministri Spasovski ka pasur mbështetjen e të ashtuquajturit lobi Kumanovës, në të cilin janë kryeministri Kovaçevski dhe disa zyrtarë të qeverisë si Artan Grubi, Nazim Bushi, zëvendëskryeministrja Grkovska për qeverisje të mirë dhe ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Për momentin, partia nuk dëshiron të fillojë zyrtarisht bisedimet për temën e kandidatit për president, sepse Pendarovskit i jepet mundësia për të përmirësuar vlerësimin e tij katastrofik, i cili sipas anketës së Market Vision ishte 0,3 për qind mbështetje nga qytetarët.

Në VMRO-DPMNE situata me kandidatët është shumë më e komplikuar, edhe pse partia ka përparësi serioze në sondazhe, por për momentin aty nuk mund të njihen kandidatët më seriozë për president.

Deri më tani, një duzinë persona kanë shprehur dëshirën e tyre direkte apo indirekte për të qenë kandidatë për kreun e shtetit nga partia më e madhe dhe më popullore, shkruan Expres. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti1

Kurti i përgjigjet Ramës për Asociacionin

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

bajram-begaj

Begaj kërkon unitet mbarëkombëtar

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

besnik bislimi albin kurti

Bislimi godet Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, ai i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ