Përplasje pushtet – opozitë për arratisjen e Blerim Ramadanit! LSDM pretendon se është transferuar në Kosovë me marrëveshje politike

Picture of INA
INA

24/08/2024

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se LSDM ka frikë nga ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski për shkak të frikës nga përgjegjësia që pritet të dalë këtë vjeshtë dhe për këtë arsye kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ai e bëri këtë deklaratë pasi LSDM kërkoi që Toshkovski të japë dorëheqje për shkak të rastit të arratisjes së Blerim Ramadanit. Toshkovski po e kryen punën profesionalisht dhe unë e inkurajoj të vazhdojë kështu, tha Mickoski.

“Ata tashmë po marrin informacione për atë që do të ndodhë këtë vjeshtë dhe janë të frikësuar nga Toshkovski dhe kanë arsye përse të kenë frikë, dhe për të qenë i sinqertë, edhe unë po të isha në vendin e tyre, do të kisha frikë sepse ata e dinë çfarë kanë bërë këto 7 vite. Unë i bëra thirrje Prokurorisë të hyjë menjëherë dhe të hetojë dhe të dalë para publikut që të mos ketë kështu përçarje, që të mos marrim pyetje tani se si ka ndodhur kjo apo ajo”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Por nga LSDM edhe më tutje kërkojnë përgjegjësi. Thonë se nuk bëhet fjalë për arratisjen e Blerim Ramadanit, por se ai është liruar dhe transferuar në mënyrë të organizuar përtej kufirit në Kosovë nga zyrtarë të MPB-së dhe institucione të tjera. Ata kërkojnë urgjentisht nga Prokuroria Themelore Publike që të hapë një hetim për, siç thonë ata, porositësit e këtij operacioni partiako-policor, i cili, siç pretendojnë ata, është bërë në marrëveshje me kryeministrin Mickoski.

“Të gjitha indiciet tregojnë se realizimi i kësaj skeme partiako-policore për lirimin e Ramadanit në Kosovë është një marrëveshje politike që Mickoski duhej ta zbatonte. Nëse nuk kryhet një hetim i plotë, themelor dhe i pavarur, do të jetë e qartë se edhe qeveria edhe prokuroria kanë vendosur të mbrojnë nga përgjegjësia MPB-në dhe Toshkovskin, të mbrojnë të gjithë të përfshirët e tjerë në këtë rast, së bashku me porositësit dhe urdhëruesit. Ministri Toshkovski duhet të japë dorëheqje dhe të largojë të gjithë ata që ai ka vendosur në kufirin me Kosovën, duke filluar nga Naim Ramuka”, u shpreh Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

Një javë pas arratisjes së Ramadanit, Gjykata e Lartë të enjten e anuloi vendimin e Gjykatës Penale, e cila konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin e tij. Pas kësaj, çështja kthehet për rishqyrtim.

TË FUNDIT
5 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
5 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
8 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
8 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
11 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda

ME TE LEXUARA

17 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
5 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
16 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
16 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
21 orë
Moti me vranësira e me reshje shiu

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

INFO

NA NDIQ