Përplasje të reja mes BDI-së dhe VLEN-it për shqipen, Bexheti: Me këta hyzmeçarë, me këta vazalë gjithçka është e mundur

Picture of ina-online
ina-online

03/09/2024

Iniciativa për vlerësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve që do tw shqyrtohet nw Gjykatën kushtetuese në fillim të tetorit, u bë shkak për përplasje të reja mes Frontit Europian dhe koalicionit VLEN. Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti me kritika të ashpra për koalicionin qeveritar duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret që gjykata ta anulojë ligjin me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe.

“Me këta hyzmeçarë, me këta vazalë, dhe me këtë qasje provokuese që bën ky koalicion qeveritar tani më është evidentet se gjithçka mund të pritet”, tha Blerim Bexheti nga Fronti Europian.

Nga ana tjetër, ministri nga radhët e VLEN, Orhan Murtezani në një intervistë televizive në Kanal 5 tha se gjykata kushtetuese me shumë gjasa ka parasysh se bëhet fjalë për iniciativë që është me karakter sigurie dhe politik.

“Nuk ka asnjë kuptim që përsëri të shqyrtohen zgjidhje ligjore të cilët paraprakisht me vite të tëra zbatohen me sukses”, tha Orhan Murtezani – Ministër për Çështje Europiane.

Murtezani, koalicioni i të cilit këtë iniciativë deri te gjykata kushtetuese e vlerësoi se përpjekje për grusht shteti, gishtin e drejtoi kah BDI-ja duke thënë se kjo iniciativë është objekt i destabilizimit.

“Në 2019 kur u dorëzua iniciativa, kryetar i Gjykatës kushtetuese ishte deputeti aktual nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga BDI dhe e njëjta që nga 2019 ruhet në sirtarë ndërsa sot iu shërben agjendave të tyre për destabilizim”, shtoi ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani.

Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se vendimi i gjykatës kushtetuese do të respektohet sido që të jetë ai, për shkak se, siç shtoi, nuk jetojmë në anarki.

TË FUNDIT
19 minuta
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
1 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
2 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
2 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
3 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

ME TE LEXUARA

21 orë
Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e RMV-së nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
1 ditë
Radev para takimit me Siljanovskën: Presim që RMV t’i përmbushë të gjitha obligimet e saj
6 orë
Moti me vranësira e me reshje shiu
1 ditë
Ganiu priti drejtoreshën e Teatrit Shqiptar Vjollca Bekteshi (FOTO)
21 orë
Kur matematikë ligjëron një historian!
1 ditë
Kisha Ortodokse e Maqedonisë e mbështet Kishën Ortodokse të Ukrainës pas ndalimit të saj
6 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”
1 ditë
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, Ahmeti: Duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol
21 orë
Aziri nga ASH-krahu i Selës: Vendimi i Gjykatës nuk do të thotë që partia i është dhënë palës tjetër

LEXO MË SHUMË

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

kercove gostivar oher

Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

INFO

NA NDIQ