Kushtetuesja hodhi poshtë akreditimin e Medresesë “Isa Beu”, përplasje mes VLEN dhe BDI

Picture of Ina Online
Ina Online

01/05/2025

VLEN reagoi duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar akreditimin e rrejshëm të Medresesë “Isa Beu” është goditje ndaj të gjithë atyre që janë mashtruar nga premtimet boshe të BDI-së dhe heshtjes bashkëpunuese të BFI-së.

Sipas tyre. ky është dështim personal i Ali Ahmetit dhe i klikës së tij, që gjithmonë kanë luajtur me ndjenjat fetare të shqiptarëve, vetëm për interesa të ngushta politike.

“Sot doli e vërteta në shesh se medreseja nuk është akredituar kurrë në mënyrë të ligjshme dhe se BDI vetëm e përdori nëpër fushata, siç përdor çdo simbol, çdo ndjenjë, çdo nevojë të shqiptarëve për t’i mashtruar.

Njësoj si mashtruan me:
– Fabrikën për makina elektrike – që nuk u ndërtua kurrë.
– Korridoret 8 dhe 10D – që ngecën në letra.
– Rrugën Shkup-Bllacë – që u premtua dhjetëra herë.
– One Stop Shop-in me Kosovën – që mbeti në sirtarët e propagandës së tyre. Kështu funksionoi gjithmonë BDI me propagandë, fotografi, premtime, mashtrime”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN shtojnë se Medreseja “Isa Beu” nuk do të përdoret më për lojëra të ndyra politike dhe fushata boshe. Ne jemi duke punuar për një zgjidhje përmes së cilës kjo çështje do të mbyllet përfundimisht, një herë e mirë larg manipulimeve të së kaluarës dhe afër drejtësisë së merituar për shqiptarët.

Ndërsa nga BDI dënojnë fuqishëm vendimin siç e quajtën ata politik dhe antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese që ndalon Bashkësinë Fetare Islame nga organizimi i arsimit të mesëm, duke i mohuar mijëra të rinjve shqiptarë të drejtën për arsim dhe për të ndërtuar të ardhmen sipas bindjeve dhe identitetit të tyre.

Sipas tyre, ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë fetare, ndaj dinjitetit të komunitetit mysliman dhe ndaj një të drejte që u fitua si korrigjim i një padrejtësie historike gjatë qeverisjes së udhëhequr nga BDI.

“Dhe kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore – kjo është betejë për dinjitetin kolektiv. Por më e rëndë se vendimi i gjykatës është heshtja e turpshme e përfaqësuesve shqiptarë në këtë qeveri. Në vend që të protestojnë, ata heshtin. Në vend që të japin dorëheqje, ata justifikojnë. Në vend që të mbrojnë qytetarët, ata mbrojnë karriget dhe shefat e tyre. Nuk janë përfaqësues – janë shërbëtorë të bindur të një pushteti që po e rihap projektin për një shtet njëetnik, pa vend për të tjerët. Ftojmë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, komunitetin fetar, shoqërinë civile dhe çdo qytetar me ndërgjegje që të reagojnë. Sepse heshtja sot do të thotë bashkëpunim me padrejtësinë”, thonë nga BDI.(INA)

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË