Përçahet BDI

shkruan Arsim Zekolli

Nuk ndodhi si në Kongresin e fundit të Lëvizjes Komuniste të Jugosllavisë në dhjetor 1990, nuk pam largime demonstrative, por rezultati i mbledhjes së fundit të BDI mbrëmë është pothuajse i njejtë sikur ai i LKJ.

Atëbotë Milosheviqi, sot Artan Grubi, ishin vetëm majet e ajsbergut të ndryshimeve tektonike të ndarjes mes serbëve, malazezëve me Millosheviqin (Ahmeti, Grubi, Osmani) dhe sllovenëve, kroatëve me Tugjmanin, Kuçanin (Mexhiti, Bexheti, Ganiu). Në KPJ instalohej maqina votuese e instaluar dhe dirigjuar nga Serbia që synonte imponim të njëmendësisë nga lartë, kundër përfaqësuesve kombëtar të atyre që nuk pranonin nënshtrim të kombit nën diktat të Beogradit.

Shovenët serbë dhe malazezë akuzonin kroatët, sllovenët, ndërkohë që të dytët deri në fund tentonin të shpëtonin federatën, por me rregulla të qarta të respektit të vullnetit të republikave.

Keshtu pra, formula e Ali Ahmetit e kopijimit të SFRJ përmes principatave klanore lokaliste (fillimisht e promovuar nga kinse-nacionalisti Arben Xhaferi) në fund përjeton fatin e modelit të huazuar.

I vetëdijshem sikur modeli i tij Milloseviq, Ali Ahmeti e kupton se figura e tij më nuk tërheq vota nëpër principatat e etabluara, dhe aq më pak për Sllobodanin Grubi.  Kjo është mbase suksesi përfundimtar i Ali Ahmetit që me intrigat e tija karakteristike të profilon rivalet e principatave si demokrat nga baza, ndërsa veten dhe Grubin, Osmanin, Bekteshin t’i demaskon si instalime të jashtme, si mish i egër në trupin kombëtar.  Nuk është e arritur e vogël kjo, nëse lexojmë komentet për Musa Xhaferin apo Nevzat Bejtën. Është një shkathtësi e madhe kur njerëzit aq ngopen e stërngopen me intrigat e Ahmetit, saqë arrin edhe ti humanizon Musën dhe Nevzatin.

Si çdo diler, shkathtësia e Ali Ahmetit e shitjes se intrigave funksiononte deri sa ato dedikoheshin për popullin. Por tani droga e intrigës është kthyer në familjen partiake, në të cilën askush më nuk pranon të shijon “Noviqokun” e futun në çaj-rusi që vjen nga dora e të buzëqeshurit tinzar, Ali Ahmeti. Pozita e Aliut sot në BDI është sikur thënia që përshkruan diplomacinë – shkathtësi që qenin ta përkdhelesh që të mos kafshon dhe deri sa të gjesh një guri të madh.

Nuk kemi te bejme më vetem me Blerima, Izeta, Sadullaha, Visara dhe demonstrimin e hapur te rebelimit. Problemi kyq eshte ftohja graduale qe shtrihet nga Reçica neper dege, nendege, mahalle, duke hapur pakenaqesite e vjetra, padrejtesite e paharruara, inatet e heshtura. Ky eshte problemi politiko-teritorial. Qe eshte me pak i dhimbshem se perçarja konceptuale-gjeneracionale.

Dua te them, distancimi i te zjarrteve do ishte me lehte i perballueshem duke ditur moshen e rebelëve. Por problem i vertet dhe i pazgjedhshem per Ahmetin tani eshte bartja e perçarjes nga gjenerata e veteraneve ne radhet e te rinjve. Pse? Pasi qe vetem ne syte e Ali Ahmetit e Menduh Thaçit dhe vetem ne krahasim me Musen dhe Nevzatin ekziston vizura per Grubin, Osmanin, Bekteshin si kuadro te ri. Por ne syte e te rinjve,  Grubi, Osmani, Bekteshi jane ata qe simbolizojne gjeneraten e vjeter te skaduar. Qendrimi i rebeleve se nuk kerkojne dhe nuk pranojne role ekzekutive vetem se forcon kete pershtypje dhe motivon te rinjte qe rivalitetin ta bejne me “Misionaret”, jo me “Zjarrtaret”.

Ne BDI ekziston ne tabu qe sikur acidi grryen tere organizmin e Partise. Eshte tabuja me e madhe qe tani tejkalon edhe tabun e bisedave per prejardhjen politike te Ali Ahmetit dhe punes se tij ne vitet 1980-2000. Eshte tabu qe secili ne BDI e kupton pasi qe eshte tema me e diskutuar ne kuloaret partiake. Rrjedhimisht, kjo tabi partiake eshte edhe teme debate ne kuloaret diplomatike. Kjo tabu perbehet nga dy  veprime dhe nje dyshim: Beqir Hasani, Ermira Mehmeti dhe kush ne BDI perfitoj nga elinimin brutal i tyre? Biseda mbi kete tabu zhvillohet me konkluzion aklamativ se ishin te eliminuat me qellim. Dilema e debatit eshte se kush i eliminoj dhe cili eshte roli i Ali Ahmetit ne ate eliminim, ne stilin e tij te njohur te ngulfatjes me gajtan mendafshi, fjale miradie dhe grimasa vajtuese pa asnje pike loti.

Eliminimi i Beqes dhe Ermires nuk ndodhi ne vakum. Ne rastin e pare, i paraprinte nervozizmi i Aliut nga mosndegjueshmeria e Beqes dhe sidomos afersia e tij me kuadrin UÇK ne Kosove, ku gezonte respekt (fal eksperiences ushtarake) qe ne raste tejkalonte edhe ndikimin e te parit te BDI. Ne rastin e dyte, figura e Ermira Mehmetit tejkalonte suazat e Shkupit dhe behej trade-mark BDI ne rajon dhe besa edhe ne qarqe nderkombetare, por edhe objekt urrejtjeje tek e ashtuquajtura aristokraci e tetovareve te Shkupit (Teuta, Fatmiri) te afert me qarqet pro-serbe ne VMRO dhe sidomos LSDM (Shekerinska). Ishte kjo koha kur fal Beqes, Izetit, Ermires u ndertua ajo qe sot quhet Kalaja BDI ne Çair dhe ishte koha kur dominimi Teuta-Fatmir eutanaizoj Tetoven si varrez kuadrosh dhe idesh.

Nje realitet i patolerueshem per maqedonasit, per bashkepuntoret e tyre shqipfoles ne BDI dhe per narcisizmin provincial te Ali Ahmetit. Duhej bere diçka. Duhej ndertuar nje model trimerie qe tejkalon imazhin e Beqes, duhej ndertuar nje model modernizmi urban qe tejkalon ate te Ermires. Duhej qe Kalaja te okupohet dhe rrenohet nga brenda. Dhe duheshin ca naivë dhe te verberuar nga fama dhe paraja si Beqa dhe Ermira, qe me teket e veta dhe inatet e imeta te fusin gjarperin ne oden e partise. Thene shkurt, duhej nje ADI ne Shkup.

Ne skene do paraqitet “Zgjohu” dhe Artan Grubi. Nje patriot i flaket qe udhetimin e vet e filloj aty ku edhe Albin Kurti e Glauk Konjufca nuk deshirojne te ju permendet. Ne shoqata mbareshqiptare te OJQ-ve mabreshqiptare me tere shqiponja e kuq e zi e xhamadana e vija vija dhe bijë e bija. Vetvendosja pranoj te behet – me qellime mbase te mira, por tejet naive – trampoline per ngritjen e Artan Grubit, gjithnje i gatshem dhe i stervitur qe te thote ate qe Albini dhe Glauku deshironin ta ndegjonin. Se paku deri sa nuk nuhaten mashtrinim ne horizont.

Etapa e pare perfundoj me sukses: Çairi dhe Prishtina vendosen Artanin ne skenen shoqerore mbarekombetare. Etapa e dyte ishte organizimi struktural dhe financiar i instrumentit te radhes per ngritje te Artanit, themelimi i Zgjohu! me ndihme strukturash nga BDI dhe me para te majme nga holandezet (te njohur per nga sentimenti i tyre per shqiptaret, eh). Etapa e trete: ndertimi i imazhit te “Supermenit Patriotik” qe tejkalon “Supermenin Katundar” te Beqes, ndertimi i imazhit te Urbanit Modern qe tejkalon imazhin e të “Lazdruares” Ermira.

Ne kete, ndihmen me te madhe – paradoksalisht – e kishte mu nga Beqa dhe Ermira. Qe perkunder gjithe shoqerimeve me Mijalkovin, nuk kuptuan thenien e tij te famshme se guri vjen nga afersia.

Etapat e themelimit perfunduan. Skena ishte e pergaditur per aktivizim te misionit te percaktuar. Ca protesta nga Zgjohu! ne te cilat – per dallim ng ate tjerat – nuk kishte dhune policore, por shum zhurme mediatike maqedonase ku ne c’do pasus permendej emri Artan Grubi. Me çdo sulm medial maqedonas, shtohej nje pelqim per Grubin ne rrjete sociale. Ne BDI filloj te perevijezohet vija e ndarjes mes “qytetareve” te Grubit (+ Ermires) dhe “katundareve” te Beqes (+Izetit).

Sa me thellohej perçarje perbrenda BDI, aq me shume shtohej dyshimi te qytetaret e rendomte ne cilesine e qytetarise Grubi dhe aq me shum vijezohej ligesia e brendshme ne BDI Çair fal arrogances se veteraneve Hasani, Mexhiti, Mehmeti. Vijon shperthimi kapital i Grubit ne skene, rrafja e akorduar me VMRO ne Kala, skenat filmike te heroizmit Grubi dhe aktrimet e zyrtareve policor ne hudhje demonstrative te instrumenteve huligane. Dhe derisa BDI Çair vlonte, shoqeria shqiptare qeshte duke shiquar parodine e patriotizmit dhe hyjnzimin e huliganizmit. Kryesorja, ne fund ne Shkup u promovua “Sherifi” i radhes, me trim se Beqa dhe tere komandantet e UÇK. Rruga drejt politikes e Artanit perfundoj me nje darsem ne Kapan An, nje video-incizim per “Zgjohu”,  ne te cilin “Zgjohu” permendej dy here, ndersa Artani 202 here.  Konopi rreth qafes se Beqes dhe Ermires ishte i vene, sa do qe ata e e mendonin si sinxhir alltani. Buzeqeshja e tyre si dekor rreth Artanit do amortizon dhe neutralizon reagimet e ithtareve te tyre per skandalet qe brutalisht do sjellin fund karrierave te tyre politike dhe imazheve personale. Skena per ekzekutim ishte gati. Secili shqiptar (perveç atyre ne BDI) me pak njohuri politike ndjente afrimin e rremujes dhe priste te shef kemben qe do shtyn karriken nen kembet e te destinuarve per eliminim. Dhe kemba erdhi nga Strumica dhe LSDM. Nuk ishte kjo me kemba policore qe shkelte mbi flamurin ne Gostivar. Ishte kemba e Zoran Zaev dhe bombat e tija.

Ne ato bomba do ndegjonim çka mos. Do ndegojme per shum njerez. Nga ato bomba do pesojne veteranet e BDI ne Shkup dhe do shpetojne tetovaret shkupjan te LSDM. Do duhet te kalon kohe qe vemendja e shqiptareve (serish, jo te atyre BDI) te zhvendoset nga voajerizmi ne adresë te Beqes, Ermires, Muses drejt atyre qe me mrekulli dhe diktat policor u kursyen nga eliminimi me vulgaritet. Sidoqoftë, eliminimi i Beqes, Ermires, Muses ne Shkup hapi rrugen per ngritje te Artanit, Bujarit, Mukit. Ne biznes, operacioni i tille quhet “rrenim pazari”, ne te cilin artijujt me vlere fundosen permes vershimit te kopjeve kineze pa vlere. Operacioni i themelimit te ADI verzionit ne Shkup u rrumbullakesua dhe terreni ishte gati per rrenim te kalase nga brenda. Te tjerat i dini. Rezultatet i shiqoni sot. Tani vjen radha e pasojave.

Sot, çeshtja kyçe e debateve eshte nese Artani kontrollon Aliun me “punen efikase qe ben” (si qe tentojne te bindin partine ithtaret e tij) apo “me bomba skandaloze per Aliun” (si qe mundohen te na bindin kundershtaret e tij jashte dhe perbrenda BDI). Ne vend te pohimit/mohimit te akluzave te tilla, le te mirremi me faktet. Eshte fakt se nga ardhja e Grubit ne krye te partise, BDI ka humbur Gostivarin, Tetoven, Haraçinen, nje here edhe Strugen. Ne Çair, perkunder spekulimeve per Alternativen si nje kukull te BDI, nuk mund te mohohet se Alternativa gezoi rritje qe deshmoj prezencen e kapacitetit te fuqishem anti-BDI. Ne Gostivar, fal Nevzat Bejtes dhe fal doniminit te ADI, ndikimi i BDI eshte ne varshmeri nga LSDM (qe tani eksploatohet nga Taravari). Prej ardhjes se Grubit ne krye te BDI, nuk ka asnje projekt te perfunduar ne kete kater-vjetor qe mbane siglen e tij, por ka metastaze propagande mediale qe takimet protokolare te Grubit i madheron si arritje dhe kidnapon sukseset e bashkiakëve BDI sit e arritura te tija personale. Ne skenen nderkombetare, Grubi eshte pothuaj se inekzistent, i injoruar dhe nen dyshime sidomos te strukturave diplomatike europiane dhe ato te Kosoves dhe Shqiperise. Ne fakt, sukseset e tija te vetme jane: rrahja e Dragi Rashkovskit, qe edhe ashtu ishte nje nga zyrtaret me te urrejtur nga vet maqedonasit dhe mbushja e arkes partiake ne kohen e ikjes masive te rinise nga vendlindja. Pra, ne cilin aspekt Aliu konsideron Grubin si “njeri qe ben pune efikase”?

Debati i dyte, mbi “kontrollimin e Aliut me bomba skandaloze nuk do mund te jetë asgje perveç spekulimit, sikur te mos ishin ca sjellje dhe levizje kontroverze te vet Aliut. Ajo qe bie ne sy eshte ndryshimi radikal i Aliut nga insistimi ne zbardhjen e se vertetes per gjenocidin mbi shqiptaret (duke akuzuar terthorazi serbet) drejt riformatimit te tij si mik personal i Aleksandar Vuçiqit.  Ajo qe bie ne sy eshte dilema se si nje zedhenes i UÇK-së së Kosovës përfundon në Hag, por njeriu i dyte (sipas Aliut) ftohet vetem per biseda informative dhe ende refuzon te viziton “shoket e luftes”. Ajo qe bie ne sy eshte fakti nga deshmia publike e ish-ambasadorit serb ne Maqedoni se Ali Ahmeti me shkathesi arriti te ua siguron serbeve arsimin ne gjuhen serbe ne Kumanove, mu ate qe Ali Ahmeti nuk çan koken per 20 vite rresht te ua siguron vogelushave shqiptarë ne vendbanimet ku shqiptaret jan mbi apo nen 20%. Ajo qe bie ne sy eshte prirja e Ali Ahmetit te sulmon kroatet si “ustash”, por asnjehere te sulmon serbet si “çetnik”. Ajo qe bie ne sy eshte thithja e resurseve financiare ne Kërçovë ne kurriz te Shkupit, Tetoves dhe sidomos Kumanoves, Gostivarit gje qe mund te kuptohet nese krahasojme fotot e ketyre vendeve para 20 viteve dhe Kerçovën sot. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se edhe pse gojen plote bashkesi nderkombetare, Ali Ahmeti ende sot konsiderohet si njeri nen thjerrez sigurie nga SHBA (qe kishte rastin ta kupton vet gjate vizites ne ShBA te arpovuar pas “shum peripecive”).  Ajo qe bie ne sy eshte se ne kohen e dominimit te tij dhe te tetovareve shkupjan, Tetova u shendrua ne çerdhe e sherbimeve serbo-ruse. Ajo qe bie ne sy eshte prirja e tij per te hapur dyshim per secilin rival si “agjent serb, rus”, por ne fakt asnjehere nuk pranon te prononcohet per rolin e Fatmir Besimit me kriminel serb dhe albanofob serb si Boris Tadiq. Keto dhe shume, shume dyshime mbesin te paspjeguara nga Ali Ahmeti, te reduktuara ne pyetje boshe, impotente, perkdhelese nga gazetaret servil ne intervista te porositura dhe strikt-kontroluara qe vetem se shtojne dyshimet per prapavijat e rolit dhe misionit te Ali Ahmetit. Prandaj, konform prirjes se tij qe te ik nga pergjegja permes thenieve popullore, pergjigja ne kete dilemë per Ali Ahmetin do ishte se: ku ka tym, ka edhe ndonje zjarr tinzar!.

Në perfundim: Aliu dhe Artani, Bujari dhe Kreshniku, mbase edhe Izeti dhe Blerimi, Musa dhe Visari do mundohen te na bindin se jo, bre, nuk eshte perçare BDI, kjo akademi politike.  Kjo pasi qe ata nen perçarje nenkuptojne vetem aparatin dhe klinentelen, por nuk e bejne llogari pershtypjen dhe konkluzen te shqiptaret (dhe te jashtmit, poashtu) se BDI mbetet unike statike dhe gjithnje e me impotente ne kuptimin ekstern. BDI qe garantonte veprimin insitucional eshte e vdekur. Tani kemi BDI mbijetesa e saj garantohet nga institucionet dhe interesat e huaja. Para nje viti, ishte BDI ajo qe shpetonte LSDM nga fundosja.

Ne muajt ne vijim, do kuptojme ndryshimin ne roleve, qe LSDM apo VMRO do vendosin per BDI. Ky eshte efekti i ndryshimit ne krye te BDI. Nuk eshte fshehtesi se ishte Mexhiti dhe Bexheti ata qe akordonin kalimin nga nje koalicion ne tjetrin duke garantuar kontingjentin votues. Fal Artan Grubit, tani eshte BDI ne poziten statike e pritjes te ofertave. Eshte Artan Grubi qe serish solli BDI ne poziten kur Musa dhe Teuta prisnin derman nga Gruevski per ti pranuar ne shtepine e Verdhe te VMRO. Kete maqedonasit tani me e kane te qarte. Ashtu si amerikanet, gjermanet. Konfirmuar nga nje zyrtar europian ne Shkup “sa me te bukura mobilet ne kabinetin e Grubit, aq me te vobegta politikat e BDI ne institucione”.

Si do perfundon Ali Ahmeti? Si Ermira dhe Beqa apo si Sali Berisha? Do thoja, ashtu si vet ja ka shkruajt fatin vetes. Ai qe me intriga sundon, nen intriga perfundon. Epoka e tij ka perfunduar. Sa me shum preferonte te shiqon Skenderbeun ne pasyren e zyres, aq me shum perffundon si edhe nje vertetim i thenies se Antonie Gramshit se “e vjetra po vdes dhe e reja nuk po lind dot” ne BDI.

“Dhe ne nderkohe ne skene paraqiten skena morbide” te pritjes se liderit te ri. Narcisizmi patologjiik i Aliut e bente qe me dinakerine e budallajit plot vetbesim te thote tipik LPK floskula “nese me mbyll deren, do futem per dritare”. Por tani edhe dritaret jane te mkbyllura. Femijet ne BDI frikesohen duke ju thene “ruaju nga intrigat e Aliut”. Deklaratat pompoze te tij se “ka mbajtur kallash ne 2001” nuk trembin askend, por i bejne te qeshin te gjithe. Aliu dhe Kallashi si Teuta dhe qytetarizmi dhe Artani e patriotizmi. Koha e tij ka skaduar. Tani fillon koha e reflektimit shqiptar qe do zgjate gjate: ne çka shpenzuam 20 vite, kush na priu 20 vite, per ke luftonin dhe per ke vdisnin shqiptaret? Kjo, jo perçarja e BDI-se, eshte dhimbja e madhe, katarzike qe na pret te gjithe.