Përqindje e ulët, KQZ: Sa qytetarë votuan deri në orën 15:00 në Shqipëri

Picture of INA
INA

14/05/2023

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime është 29.51% ose kanë votuar 550,812 persona.

Ndërkohë kujtojmë se zyrtarisht votimi mbyllet në orën 19:00, në rast se nuk do ketë votues në qendra votimi.

LIVE/Shqipëria voton – Sot zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj, probleme në shumë zona!

Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

Këto zgjedhje u paraprinë nga një situatë e pazakontë politike kur opozita ishte e përçarë dhe socialistët të vetëm kërkojnë rikonfirmimin në pjesën më të madhe të bashkive.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.

TË FUNDIT

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Moti sot

Sot mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë mblidhen liderët evropianë dhe ata të Ballkanit

Perez ka zbuluar ‘lojën e pistë’ të Vinicius Jr – probleme serioze për brazilianin

Al Itihad dhe Mario Mitaj shpallen kampion në Arabinë Saudite!

Ultrasit e Milanit e bojkotojnë klubin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË