Përse akademiku, Abdylmenaf Bexheti, ishte kryetitulli i lajmeve brenda dhe jashtë vendit?

Picture of INA
INA

16/11/2023

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut njihet si streha kryesore ku grumbullohen akademikët maqedonas dhe nxjerrin vrerë kundër shqiptarëve. Nga kompleksi i identitetit të tyre kanë krijuar bindjen që e kanë shndërruar në praktikë “sa më anti-shqiptarë aq më maqedonas”. Në fakt, kjo praktik dhe bindje është e gabuar dhe nuk e ndihmon as identitetin maqedonas e aq më pak këta akademikët e veshur me petkun e “etnocentristëve”. Shpeshherë është shtruar pyetja në opinion që a kanë nevojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për një Akademi të shkencave? Dhe, nuk do mend që përgjigja do të jetë, PO!. Mirëpo, më shumë se për Akademi të shkencave shqiptarët kanë nevojë për akademikë të mirëfillt që nuk frikësohen. Mungesa e frikës i bënë të mos heshtin e të flasin atëherë e aty ku duhet. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut është e përbërë nga gjashtë sektorë të ndryshëm shkencor me mbi 40 anëtarë, shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm nga dy akademikë, Abdylmenaf Bexheti dhe Izet Zeqiri. Nga këtu kuptohet qartësisht se sa të përfaqësuar janë shqiptarët në këtë institucion që menaxhohet dhe funksion edhe nga tatimpaguesit shqiptarë. Akademiku, Abdylmenaf Bexheti, shprehu kritikën e tij për këtë Akademi dhe kjo u bë lajm i ditës në vend dhe rajon, shkruan Zhurnal.

Çfarë tha akademiku shqiptar që mori vëmendjen e vendit dhe rajonit?

Akademiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Abdylmenaf Bexheti, në hapjen solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Duke qenë edhe anëtarë i kësaj Akademie.

Akademiku Bexheti tha se një pjesë e këtij institucioni e pengon zbatimin e gjuhës shqipe, ndërsa kritikoi edhe mungesën në këtë eveniment të kreut të ASHAM, Ljubço Koçarev.

“Akoma kemi animozitete të shprehura në institucione të caktuara. Do të kisha dashur që në këtë takim kur kanë mundur të vijnë nga Tirana e Prishtina përfaqësues dhe kryetarë të akademisë, zv/kryetari i akademisë, kryetari im i Akademisë së shkencave(Ljubço Koçarev), që është vetëm 1 kilometër larg, pra, ai duhej të jetë këtu. Dhe, unë jam i njohur për shprehjen time kritike për këtë punë. Pra, akoma kemi institucione të cilat jo që hezitojnë, por pengojnë me paramendim zbatimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe, në këtë aspekt fatkeqësisht institucioni prej ku unë vij i prin këtij animoziteti”, ka deklaruar akademik, Abdylmenaf Bexheti.

Por, kjo në fakt nuk ishte pjesa fjalimit që u bë bujë në vend dhe rajon e që vërshuan lajmet me fotografinë e akademikut dhe kryetitullin “Çfarë tha akademiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut”. Ishte krejtësisht një fjali që e tha në fund e që tregonte realitetin e fundit të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Kur unë filloj të flasë me fjalë përshëndetëse në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut(ASHAM), gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën”, tha akademiku Bexheti nga salla e Qeverisë së RMV-së.

Ndryshe, nga kjo deklaratë e akademikut shqiptar kuptohet qartësisht se gjuha shqipe vazhdon të jetë “therrë në sy” për maqedonasit që vuajnë nga kompleksi i gjuhës së tyre. Por, kjo që tha akademiku nuk ka qenë “sekret” e as “mister” por diçka e ditur por shumë pak e thënë publikisht. Mbase, për shkaqe frike apo për mos prishje të “lojalitet”. E kjo gjë është edhe më e rrezikshme se sa urrejtja e akademikëve maqedonas për gjuhën shqipe dhe shqiptarët.

Sepse, shqiptarët nuk presin prej akademikëve maqedonas që ta duan gjuhën shqipe, por presin nga akademikët shqiptarë që ta duan, ta respektojnë, e mbi të gjitha ta mbrojnë me çdo kusht kudo dhe nga gjithkush çdoherë që cenohet. E këtë gjë e bëri akademiku shqiptar, Abdylmenaf Bexheti.

Akademia e Shkencës në RMV në vend të shkencës prodhon urrejtje ndëretnike –

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut në momentet kyç të zhvillimit historik të RMV-së ka dalë në opinion me teza antishqiptare që në një masë të madhe ka irituar bashkësinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, atë kohë. Këtu vlen të theksohet rasti me propozimin e akademikut i cili ishte edhe kryetar i Akademisë, Gjorgji Efremov, për ndarjen territoriale të Maqedonisë në vitin 2001, ide kjo që hasi në reagime të shumta si te opinioni i brendshëm ashtu edhe tek ai ndërkombëtar. Kundërshtimi më i madh ndaj këtij plani ka qenë nga, Branko Crvenkovski, ish kryetar i LSDM-së, ai e ka quajtur këtë plan “një nxitje për luftë civile dhe një vetvrasje për Maqedoninë”. Crvenkovski ishte në favor të vazhdimit të bisedimeve për tu dhënë shqiptarëve etnik të drejta më të mëdha dhe njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Por, nxitja për propozimin e një plani të tillë ka qenë fakti që akademikët maqedonas prej kohësh kanë “urryer” shqiptarët dhe gjuhën shqipe, dhe asesi nuk e kanë paramenduar e as dëshiruar një bashkëjetesë në paqe me shqiptarët. Të dyja partitë shqiptare atëkohë, PDSH dhe PPD e kishin hedhur poshtë planin e ndarjes si “të papranueshëm dhe qesharak”. Ndërkaq, ky plan ishte përkrahur nga ish kryeministri, Ljubçko Georgievski, ish kryetar i VMRO-DPMNE, dhe ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov,

Akademikët maqedonas vazhdonin tutje me urrejtjen ndaj shqiptareve, në çdo formë dhe mundësi që kishin. Kujtojmë që, edhe në vitin 2022 hapur e shprehin pakënaqësinë për faktin që shqiptarët rezultuan shumë më tepër nga ajo që ata kishin pritur, nga rezultatet e regjistrimit të popullsisë. E ndaj reagimeve të tyre për sa i përket regjistrimit të popullsisë nuk qëndroi i heshtur akademiku Abdylmenaf Bexheti.

Ai i pati cilësuar si “fataliste” kritikat e dy akademikëve maqedonas, Bozhin Pavlovski e Katica Qulavkova, se politikanët shqiptarë Ahmeti, Grubi e Osmani, por edhe presidenti i Shqipërisë dhe kryeministri i Kosovës, kanë ndikuar në rezultatin e regjistrimit të popullsisë.

“Për sa u përket disa deklaratave fataliste të dy kolegëve nga ASHAM, njëri nga Australia, të cilit sipas Statutit të Akademisë duhet t’i pushojë statusi akademik, sepse mbi një vit është jashtë vendit dhe merr shpërblime, kompensime, akademike nga tatimpaguesit e vendit, kurse kjo tjetra, “paternalistja kujdestare” e maqedonizmit, ka problem me komplekset e veta identitare, nuk dëshiroj të komentoj më tepër! I ftoj kur të duan dhe ku të duan për një ballafaqim-debat shkencor e besa, nëse duan, edhe politik!”, pati thënë akademik Bexheti.

Ndryshe, viteve të fundit ka pasur lëvizje të shumta drejt formimit të një Akademie të Shkencës për shqiptarët e Maqedoninë e Veriut, e që kjo lëvizje vazhdon të mbetet ende aktive. Por, kjo varet nga vetë klasa akademike dhe faktori politik shqiptarë. Tani për tani shqiptarët më së shumti kanë nevojë për akademik dhe intelektual të guximshëm që nuk frikësohen dhe nuk heshtin.

TË FUNDIT
6 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
15 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
15 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin
16 orë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit
16 orë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

ME TE LEXUARA

16 orë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia
16 orë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit
15 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin
15 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
6 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
17 orë
Orhan Murtezani ministër për Integrime?
16 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

buka

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

gruevski jankullovska

Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

gruevskii

Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

xhulijan smith

Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s

shaqir-fetahu

Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

orhan murtezi

Orhan Murtezani ministër për Integrime?

INFO

NA NDIQ