Përse e la Amerikën për Shqipërinë? “New York Times” i dedikon artikull reperes kosovare

0

“Përkundër popullsisë së saj të vogël, Kosova luan një rol kryesor në skenën e sotme të muzikës pop, falë yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora”, shkruan e përditshmja The New York Times.

Në artikullin dedikuar 15 artistëve pop europianë të momentit, ata kanë përfshirë edhe reperen kosovare Melinda Ademi.

“Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi rebelët shqiptarë filluan luftën për pavarësinë nga Serbia që shkaktuan një krizë të madhe refugjatësh. Ademi ka lindur në Gjermani, duke jetuar atje derisa familja fitoi kartën e gjelbër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani në të 20-at (ajo nuk do ta zbulojë moshën e saj të saktë), ajo është kthyer në Kosovë për të nisur karrierën e saj muzikore.

Ademi gjithmonë donte të këndonte dhe madje hyri në konkursin “American Idol”. Por ajo kohët e fundit zbuloi se mund të bëjë “rap”. Kjo e shtyu atë për të bërë këtë lëvizje”, shkruajti New York Times.

Më pas citoi fjalët e Melindës, e cila zbuloi arsyen përse vendosi të linte Amerikën dhe të zhvillonte karrierën në Shqipëri.

“Unë po përpiqesha të krijoja këngë, dhe kuptova se isha më tërheqëse për meloditë dhe tingujt shqiptare. Unë vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia për të ardhur këtu”, u shpreh Melinda.

Kur u pyet për komentin e Ledrit, i cili tha se hip-hopi ka ndryshuar pasi tani edhe femrat dinë të bëjnë rap, Melinda zgjodhi të mos fliste gjatë.

“Nuk mund të flas me të vërtetë për atë që tha, apo qëllimet e tij. Por unë mund të flas për klimën muzikore këtu dhe se si femrat po e djegin”, shtoi reperja.

Kujtojmë se fjalimi i Ledrit e nxiti ti kërkojë falje publike Taynës për diss-in, por lufta mes tyre vijon pasi kjo e fundit zgjodhi të mos bënte paqe.