Përse ju dalin sytë e kuq në fotografi?

INA
INA

8 Gusht, 2023

Edhe pse teknologjia e ka thjeshtësuar artin e të shkrepurit fotografi, efekti i syve të kuq ende mbetet ndër të metat kryesore të fotografisë. Por, çfarë e shkakton këtë efekt interesant?

Në ambiente me pak dritë, bebëzat e syrit rriten për të lejuar dritën të depërtojë në sy. Kur drita futet në sy, bebëzat nuk kanë shumë kohë për t’u shtrënguar. Prandaj, sasia e dritës që futet në sy i reflekton enët e kuqe të gjakut të koroidit – shtresë lidhëse e indeve që gjendet në pjesën e pasme të syrit.

Kur drita apo ‘blici’ i kamerës e ndriçon retinën e mbushur me gjak, kjo rezulton në efektin e syve të kuq.

Arsyeja se përse keni sy të kuqe mund të jetë se shikoni direkt në lentet e kamerës. Këtë efekt mund ta eliminoni vetëm duke shikuar në një poç elektrik pak momente para se të dilni në fotografi.

Për ta zvogëluar efektin e syve të kuq, shumica e kamerave moderne paraprakisht dërgojnë dritë para blicit final, gjë që i jep kohë të mjaftueshme bebëzave të shtrëngohen dhe adaptohen.

Intensiteti i reflektimit dallon nga personi në person, varësisht nga madhësia e bebëzave, mosha dhe ngjyra e syve të individit. Njerëzit me lëkurë të ndritshme dhe sy të kaltër ose të gjelbër, kanë tendenca të kenë më pak melaninë dhe janë më të prirë t’ju shfaqet efekti i syve të kuq nëpër fotografi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

barku..

Vjeshta, koha më e mirë për të humbur peshë; Çfarë duhet të bëni?

KAFE

A shkakton kafja dhimbje koke – Cila është doza e saktë ditore

stres

A mund të trashëgohen sëmundjet mendore?

muskuj - shpimda - dhimbje

Ju dhëmbin muskujt pa arsye? Ja nga çka po vuani

Arra

Pse duhet të hani disa kokrra arra në mëngjes

kompjuter

Punoni para kompjuterit? Ja vitamina që ju duhet

Dhembe buzeqeshje

Ekspertët: Mos larja e dhëmbëve para gjumit mund të rrisë shansin për një sulm në zemër

QUMSHT

Kur duhet pirë qumështi, në mëngjes apo në mbrëmje?

ushqim2-707x383-600x360

Artikujt të cilët duhet t’i konsumoni saktësisht në kohën e caktuar të ditës

INFO

NA NDIQ