Përse marrja e aspirinës çdo ditë mund t’ua shkaktojë vdekjen

0

Njerëzit e shëndetshëm që marrin një aspirinë çdo ditë, për të parandaluar sulmet në zemër, mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.
Aspirina – e cila hollon gjakun – u është dhënë për dekada me radhë njerëzve të diagnostikuar me sëmundje të zemrës për të ndaluar sulmet dhe goditjet në zemër, transmeton lajmi.net.

Por, shumë njerëz me shëndet të mirë në moshë të mesme gjithashtu marrin tabletat si një ‘politikë sigurimi’ kundër problemeve të zemrës.

Një studim i ri, i cili përfshin të dhëna nga më shumë se 160.000 njerëz, konkludon në rrezikun e gjakderdhjes së brendshme në mënyrë të konsiderueshme tek ata që marrin aspirinë dhe nuk kanë histori mjekësore me sëmundje të zemrës.

Hulumtimi, i udhëhequr nga ekspertët në kolegjin “King” në Londër, përforcon dëshmi në rritje që aspirina nuk duhet të përdoret më për “parandalimin primar” – term për trajtimin e pacientëve që nuk kanë simptoma të problemeve të zemrës.

Studiuesit gjetën se përdorimi i aspirinës nga njerëzit me shëndet të mirë ua shtoi atyre shanset të pësonin gjakderdhje të brendshme në 11 për qind.