Përse mbahen zgjedhjet në Maqedoni?

Picture of INA
INA

07/05/2023

Muhamer Pajaziti

Në Maqedoni ka kohë që po flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo është normale për demokracitë e avansuara ku zgjedhjet shihen si korrektues të sistemeve politike.

Kur proceset politike deformohen, vendit i nevojitet një infuzion demokratik, që janë zgjedhjet, kështu të paktën e thotë teoria dhe praktika parlamentare, por kjo nuk vlen për Maqedoninë.

Në këtë shtet, zgjedhjet nuk e përsosin dhe ngrisin nivelin e qeverisjes dhe nuk e bëjnë të mundshme konkurrencën politike.

Këtu kemi disa banda politike që me marrëveshje e bëjnë rrotacionin politik. Një kohë VMRO-ja, e cila i mbushi xhepat dhe iku. Pastaj erdhi partia tjetër maqedonase LSDM, e cila vazhdoi avazin e vjetër, duke vjedhur akoma më shumë dhe duke vrarë shpresën e të rinjve të një të ardhme më të mirë.

Një gjithë këtë rrugëtim i ka shoqëruar edhe partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe disa parti të vogla me rrotacion, sipas pazareve politike. Edhe këta kanë zhvatur sa kanë mundur, duke përvetësuar pasuri për vete dhe të afërmit e tyre.

Pra sic theksuam, zgjedhjet duhet të jenë një korrektues i demokracisë dhe qeverisjes, zgjedhjet duhet të jenë edhe një mundësi ndëshkimi për ata që nuk i realizojnë premtimet.

Por, kjo nuk ka ndodhur në kampin shqiptarë, kur për 20 vite kemi një parti politike që është në mënyrë permanente në pushtet. Nëse e shohim mbështetjen popullore ndaj kësaj partie, rezultati del se ka qeverisur mirë, sepse populli i ka dhënë legjitimitetin. Edhe pse duket absurde, ky është realiteti.

Zgjedhjet gjithashtu duhet ti japin mundësi alternativave të reja dhe të nxisin konkurrencën, por edhe kjo nuk ka ndodhur në Maqedoni, sidomos në kampin shqiptarë, ku një parti opozitare, e cila shihej si mundësi për një rrotacion politik, i bashkohet në qeverisje pushtetit. Arsyet janë të shumta, por kjo nuk është normale për vende demokratike.

Shtrohet pyetja, përse mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut? Ne legjitimojmë ca njerëz pasurohen me paratë tona. Ata kanë logo dhe parti të ndryshme, po nuk dallojnë aspak nga qeverisja, ata janë bashkë aty ku bëhen pazaret dhe ku kërcet leku dhe të mirat tjera materiale. Populli voton dhe në fund merr, të trashtë e Sulës.

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË