Përse nuk duhet votuar për socialistët?

INA
INA

13/05/2023

shkruan: Beqir Sina

E kuptoj që sipas votuesve shqiptar sot mbas tre- dekada, kohë, që Shqipëria e “shkërrmoqi” të keqen e madhe, por la atë të voglën mbi kurrizin e saj “kopilin” komunist , beri atë në Shqipëri, që asnjëra palë në 30 vjet demokraci të duket sot aspak e mirë.

Dhe, kështu pasi ajo që sundojë për 45 vjet me etrit, iu kthye me shumë marifet bijëve të tyre, të vendosur tashmë në rresht te “dera” e PS-së, “dera” e Edvin Kristaq Ramês.

Në ndërkohë, ata që mbeten jashtë derës së PS, “infiltruan” në skaljone brenda PD-së, në këto tre dekada, duke i shkaktuar në mënyrë aktive demokracisë në Shqipëri, shumë më tepër dëm sesa PS- alias PPSH, apo jo?

PS-ja, duke qenë se tani ka në krye një person të çuditshëm, të çthurur politikisht e moralisht, një mjeran qê aktronë si tallavaja e tij populiste në këtë fushat, thjesht duke parë atë fytyrë që ka 30 vjet në politikë, dhe tani 10 vjet në krye të Shqipërisë, vazhdon po me të njëjtin avaz. Aq sa besojë se shqiptarët neser nuk duhet të votojnë për kandidatët socialist ngaqë duhet të jenë të neveritur me dyshen socialiste Edi Rama e Erjon Veliaj.

Nuk e di se sa e madhe është kjo çështje, se përse duhet të votohet ndryshimi për shqiptarët, neser, kur të dalin në votime, por kam parë dhjetëra mijëra ndjenja nga Shqipëria, në rrjetet sociale që si “socialistë të vërtetë” thonë se nuk do e votojnë më, si e kanë e votuar deri tani dyshen Rama – Veliaj, ose një diçka të tillë, në të gjitha votimet e 14 majit.

Pra, nëse ndodh ashtu si pritet të ndodh në gjithë botën demokratike, pyetja është : A është ky një tregues i zakonshme mes të majtëve në Shqipëri? A ka ndonjë arsye tjeter : Pse, duhet votuar për socialistët(Edi Ramën) për këtë përveç asaj të qenit i majt, ose socialist?

Unë mendojë se po!

Të majt e të djatht në Shqipëri, sot kan të drejtën themelore të njeriut për të votuar në të ardhmen e tyre, mirqenjen e tyre, familjen e fëmijët e tyre, ndersa çdo gjë tjetër nëse shkoni e votoni neser është zgjedhja e juaj personale, është vota e shenjtë dhe e askujt tjetër.

Mos e besoni më votën te hedhur te propoganda Edi Rama/Erjon Veliaj, që u mashtruan në çdo zgjedhje me anë të patronazhistve , duke marr akses në çdo informacion për çdo votues në Shqipëri.

Duke e kthyer vjedhjen dhe shtrembrimin e votës në sistem “shit/blerje” e votës së shenjtë në Shqipëri. Kur dikush tjerër fitonë akses në të dhënat tuaja personale, ato nuk janë vetëm invazive, por mund të jenë të dëmshme, për një kohë të gjatë. Kjo nuk duhet të ndodh më në Shqipëri.

Bëhet fjalë për nesêr, nëse do të votoni vendoseni votën tuaj për një çmontim të sistemit të vjedhjes dhe manipulimit të votës, deri sa të largohen me votë bijtë e etêrve të tyre.

Shqiptarët të dielën në votime , duke e refuzuar me të madhe dhe me neveri Edi Ramën, duke votuar për kualicionin Bashkë Fitojmë, përsëri duhet të kthejn demokracinë në besimin në të ardhmen e tyre, ashtu si dhe votuan demokracinë tre dekada më parë-

Vota e 14 majit për kandidatët e kualicionit Bashkë Fitojmë, është në të mirën e çdo shqiptari i majt apo i djatht apo i pavarur. Vota juaj është për ndryshimin është “aplikacioni” i vetëm gjithëpërfshirësë i së ardhmes tuaj.

Sepse në Shqipëri ende ekziston një tendencë fatkeqe midis shumë praktikave të votimeve “komuniste” në Shqipëri, sidomos gjatë këtyre 12 vjetëve të fundit, në atë të fokusimit të bëhet Shqipëria , simbas Edi Ramës e Erjon Veliajt duke votuar vetëm për kandidatët e majtë.

Votën për Partinë për “Socializmin”, ose mund ta quajm edhe Partinë për ideologjinë “Komuniste”, në veçanti ose për Partinë e Edi Ramês dhe Erjon Veliajt – Partinë Socialiste.

PS-ja, me kandidatët e saj për mendimin tim është padyshim më keq se ajo e kandidatve të Partisë së Punës, pasi ata e vendosin të gjithë fokusin e tyre organizativ në fushatën për një kandidat të parin e tyre athere, ndersa sot për birin e tyre Edi Ramën. I cili mendojë nëse votohet drejt në Shqipëri, është një ferr për të u votuar kandidatët e tij. Ai është gjithashtu një nga apologjet e përdhunimit të demokracisë,ose një revizionist i shfrenuar.

Unë nuk mendoj se Shqiptarët nesër nuk duhet të votojnë që të turpërojnë demokracinë ashtu siç është votuar këto 12 vjet – por duhet inkurajimi i njerëzve për të votuar djathtas dhe veçanërisht në këtë linjë me kualicionin Bashkë Fitojmë, sepse një votë për PS- dyshen Edi Rama/ Erjon Veliaj është një votë gabim edhe vota më e keqe në këto 30 vjet demokraci.

Kjo gjithashtu nëse në Shqipëri ende votohet “për një të keqe më të vogël” mes të dy të këqijave, që do të thotë se ju jeni ende duke mbështetur një kandidat, që ka më shumë se gjasa të jetë një i korruptuar deri në “palcë”

Disa njerëz thonë se është në rregull pasi është për të “siguruar interesat personale”, gjë që nuk heq nga fakti se votën tuaj për kandidatët e Edi Ramës nën ndikimin e tij, ju do të shihni edhe katër vjet të tjera ndikimin më të keq të këtij kryetari dhe kryeministri.

Mendoj se zgjedhjet lokale janë ndryshmi pasi ndikimi është shumë më i madhë që në zgjedhjet e ardhëshme të largojnë me votë edhe shqiptarët një të keqe, një ferr që i ka mbetur Shqipërisë në tridhjet vjet demokraci.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

arber-zaimi

Shcholz e mbështeti LSDM-së, pse nuk tolerohet Kurti ta mbështesë Taravarin

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

INFO

NA NDIQ