Përsëri në pritje: Sot zhvillohet tentativa e 33-të për konstituimin e Kuvendit

Picture of INA
INA

17/06/2025

Sot për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Deri tani, në seanca që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish ka akuzuar deputetët e partive të tjera për bojkotimin e votimit dhe pengimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Gjatë vazhdimit të angazhimeve si kryetar i ekzekutivit, ai deklaroi se deputetët po bëjnë shkelje kushtetuese duke mos marrë pjesë në votim, me referencë te bojkotimi i votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Unë çdo herë shkoj për ta konstituuar Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Sipas bindjes sime, pjesëmarrja në seanca dhe bojkotimi i votimit është sjellje e papërgjegjshme politikisht dhe shkelje e Kushtetutës juridikisht,” tha ai.

Por Kurti është akuzuar vetë për një shkelje të tillë, pasi është betuar si deputet dhe njëkohësisht vazhdon të marrë vendime nga zyra e kryeministrit. Sipas Ligjit për Qeverinë, njohës të fushës kanë theksuar se ai nuk mund të mbajë të dyja postet njëkohësisht.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar përsëri. Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se Kurti e ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.

“Albin Kurti sot ka guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që vetë e ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese. Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’?! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën,” ka shkruar ajo.

https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v4/yw/r/wguUF-i5kBB.png

Megjithatë, Kurti me vendosmëri pohoi se do të vazhdojë detyrën e tij si kryeministër në detyrë, deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Formimi i kësaj qeverie duket i pamundur në këtë situatë të thelluar të përçarjes ndërpartiake, pasi Vetëvendosje nuk e ka shumicën e nevojshme për ta zgjedhur kandidaten e saj, Albulena Haxhiun, kryetare të legjislaturës së nëntë.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË